Seldi dhe Domenika, një natë pa gjumë
Teksa të gjithë flenë, Seldi dhe Domenika janë ulur në ballkon dhe flasin. Domenika i tregon Seldit jetën e saj në Itali dhe për studentët që ka njohur në Firence. Ata kanë folur me njëri-tjetrin deri në të zbardhur e duke qenë se nuk u flihej janë marrë edhe me punët e shtëpisë
Një tjetër ditë e zhurmshme plot diskutime e debate ka kaluar për banorët e “Big Brother”. Një keqkuptim ka ndodhur mes Bertinës dhe Domenikës, i cili është zgjidhur mes të dyjave, pasi janë sqaruar. Olta ka pasur dhimbje koke dhe të gjithë banorët janë shqetësuar për gjendjen e saj. Pasi janë shtrirë të gjithë për të fjetur, Domenika dhe Seldi kanë kaluar gjithë natën duke biseduar e duke folur mbi jetën e tyre. Në të gdhirë ata kanë bërë punët e shtëpisë, duke shkaktuar habinë e banorëve të tjerë kur janë zgjuar.
Thashetheme
Bertina, Erioni e Jetmiri rrinë në oborr dhe bisedojnë. Të tre flasin për banorët e tjerë. Bertina thotë se është nervozuar nga Domenika, e cila i ishte drejtuar Bertinës me një gjuhë të ashpër, çka e kishte prekur këtë të fundit. Pas shpjegimit të Bertinës, Jetmiri qesh dhe thotë se kjo është thjesht xhelozia e femrës. Më pas ata flasin edhe për Pamelën, të cilën e cilësojnë si një vajzë të zgjuar dhe më pas flasin edhe për Oltën. Bertina thotë që Olta është njeri me shumë fytyra dhe një aktore. Jetmiri lë të kuptohet se natën e spektaklit do ta nominojë Oltën. Ndërsa Bertina thotë se nuk do që t’i kundërvihet, por thjesht duke ia kthyer me të mirë, ashtu siç bën Olta me banorët e tjerë.
Bertina vesh pallton e Domit
është bërë një debat mes Domit dhe Bertinës, sepse kjo e fundit ka veshur pallton e Domit pa i marrë leje. Në të vërtetë ato kanë qenë bashkë kur Bertina e ka provuar pallton e Domit dhe ajo i ka thënë që i shkon shumë dhe le ta mbajë, por këto fjalë kanë qenë me shaka. Më pas Bertina ka veshur pallton e Domit dhe ka dalë në oborr ku ishin gjithë të tjerët. Aty Domi në sy të të gjithëve i ka thënë se përse ka veshur pallton e saj. Bertina është kthyer në kuzhinë dhe e ka hequr menjëherë. Pami, Olta dhe Domi kanë diskutuar pas krahëve të Bertinës për këtë situatë, duke dhënë mendime të ndryshme. Domi i ka thënë që do ta marrë veç Bertinën dhe kanë dalë në oborr për ta sqaruar më mirë. Bertina i ka thënë që i ka ardhur keq për faktin se ajo i ka folur në sy të të gjithëve. Domi i ka kërkuar falje. Ato kanë thënë që ky ishte një keqkuptim dhe i vinte keq që ka ndodhur kështu. Domi i ka thënë se ajo nuk e ka problem dhe sikur t’ia dhurojë, pasi vërtet i rrinte mirë, por do të kishte dashur që t’i kërkonte leje para se ta vishte. Bertina i është përgjigjur që ajo di të kërkojë falje dhe të pranojë po ashtu.
Seldi bën me hile
Seldi i ka kërkuar Domit të qëndrojnë jashtë tek divani, për të biseduar. Ajo u rehatua duke u mbështetur tek ai dhe ai e pyet nëse ajo ka shoqëri në Tiranë dhe Domi i përgjigjet se ka. Më pas ai e pyet se ku do të qëndrojë kur të dalë nga “Big Brother” në Shqipëri apo në Itali. Ajo i thotë se i duhet të ikë në Itali, pasi do të marrë diplomën. Ajo i tregon Seldit se më parë ka jetuar në Romë, por tani është zhvendosur në Firence për të vazhduar shkollën. Ai i shpreh dëshirën që do të donte të kërcente me të nëse do të vinin ndonjë këngë moderne. Domi i tregon atij se Olta e ka pyetur për marrëdhënien që ka miza me Erionin. Ajo i ka thënë se nuk ka nevojë për koment, duke iu referuar faktit se ata pëlqehen. Më pas Domi me Seldin hedhin idenë se Olta mund të pëlqejë Erionin.
Fëmijëria nga njëra anë, ndjenjat nga ana tjetër
Domenika i tregon Seldit dhe Oltës për fëmijërinë e saj duke treguar një rast kur mami Vale e kishte qëlluar. Domi ishte e vogël dhe kishte vajtur për të qëndruar te shtëpia e një shoqeje për të luajtur duke harruar ta lajmëronte. Kur ishte kthyer në shtëpi e kishte gjetur Valin shumë të shqetësuar. Ajo tregon më tej se ka qenë fëmijë i qetë, madje kur është bërë njëherë pis, Vale e ka puthur e i ka thënë “më në fund u bëre dhe ti një herë pis”. Edhe Seldi ka treguar për fëmijërinë e tij, duke thënë se ka qenë fëmijë shumë i hedhur. Më tepër rrinte te shtëpitë e shokëve se në të tijën. Ai i ka treguar se ka pasur maninë për të grumbulluar para dhe për t’ia arritur kësaj, shiste gjëra të vogla, ç’të mundej. Ndërkaq në këndin tjetër të kuzhinës Pami dhe Jetmiri luajnë tris. Jetmiri i ka thënë që ajo i duket inteligjente, ndërsa Pami ia ka kthyer se nuk ka nevojë për vlerësimet e tij. Gjatë lojës, Pami i ka thënë Mirit se nëse humbiste atëherë do t’i bëjë atij 30 minuta masazh dhe kështu ka ndodhur. Gjatë “seancës” së masazhit ata janë ngacmuar me fjalë. Pami ia ka vendosur dorën Mirit te zemra që ai ta ndiejë afër. Ai i ka thënë se e ka për nder të masazhohet nga diva e shtëpisë. Ajo ia ka kthyer se dhe ajo do të masazhohet nga ai. Miri i thotë se që kur ka filluar ta dashurojë, Pami ka filluar dhe të lëshojë pe. Më pas ai është ankuar se ajo nuk e ka puthur asnjëherë. Pami ia ka kthyer se i ka pasur gjithmonë buzët e lyera dhe nuk ka dashur ta bëjë pis... Të rinjtë kanë vazhduar të ngacmohen kështu për një kohë të gjatë.
Olta është sëmurë
Në kuzhinë Domenika përfundon së gatuari hallvën, e cila nuk i del e mirë. E ndërsa banorët bëjnë shaka me ëmbëlsirën e Domenikës, në dhomën e gjumit disa prej banorëve vazhdojnë të rrinë shtrirë. Disa përpiqen të flenë, ndërsa Graciela çohet dhe sheh se Olta është sëmurë. Asaj i dhemb koka dhe nuk ndihet mirë. Në dhomë vjen edhe Kika, Pamela dhe Edi e më pas edhe Domenika me Seldin. Të gjithë kujdesen për Oltën. Olta thotë se e ka tensionin e lartë. Edi dhe Kika përgatisin çaj për të gjithë dhe i japin edhe Oltës. Teksa pinë çaj banorët diskutojnë për gjumin dhe zhurmat. Më pas dritat në dhomën e gjumit fiken dhe banorët bëhen gati të flenë, ndërsa Seldi me Domenikën dalin në ballkon.
Seldi dhe Domenika nuk flenë
Teksa të gjithë flenë, Seldi dhe Domenika janë ulur në ballkon dhe flasin. Domenika i tregon Seldit jetën e saj në Itali dhe për studentët që ka njohur në Firence. Ajo tregon për bashkëjetesën me studentë të tjerë dhe problemet që sjell ajo. Domenika tregon se si është pastrimi, pagesa e qerasë, uji, dritat etj. Dome thotë se fundjavave del me shoqërinë në lokale nate, ose pub-e. Ata vazhdojnë të flasin gjatë gjithë natës deri në të zbardhur. Duke qenë se nuk u flihej janë marrë edhe me punët e shtëpisë. Pasi e sistemuan kuzhinën dhe lanë enët dolën sërish në ballkon ku vazhduan bisedat. Pasi folën për nominimet, Seldi dhe Domenika u futën brenda dhe filluan edhe një herë pastrimin. Seldi fshiu ballkonin dhe më pas lau dyshemenë, ndërsa Domenika shkon të bëjë dush. Pasi mbaron së lari, ajo shkon përsëri në kuzhinë dhe ulet të ngrohet, ndërsa Seldi vijon me punët.
Pasion apo profesion?
Kika po i tregon Erionit dhe Renatos për emisionin e tij radiofonik. Renato e ka pyetur nëse mund të ndiqet dhe në Shqipëri përmes valëve të radios dhe ai i ka thënë që mund të ndiqet përmes internetit. Ata kanë folur dhe për pasionin që ndiejnë gjatë kohës së punës. Më pas Renato e ka pyetur Kikën se çfarë cilësish duhet të ketë një aktor që të performojë në skenë përveç individualitetit dhe heqjes së komplekseve. Kika thotë se duhet shumë punë dhe talent, por pjesa më e madhe është punë. Renato e ka pyetur se çfarë pëlqen më shumë nga skena, ndjenjën e protagonizmit apo profesionin. Kika i është përgjigjur që çdo njeri ka dëshirë t’i vlerësohet puna dhe kur duartrokitet nga publiku. Kika i tregon se është ndjerë jashtëzakonisht mirë kur ka dëgjuar duartrokitjet nga skena e “Big Brother” gjatë spektaklit. Ato i kanë dhënë më shumë forcë. Më pas djemtë bëjnë krahasim se sa vlerësohen artistët në Kosovë e Shqipëri.
#