E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri dhe Dumoshi flasin për kulturë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, Vlora Dumoshi, e cila në këtë takim shoqërohej nga Mustafë Halili, Shef i Sektorit të Kulturës.

Gjatë këtij takimi me karakter njohës, gjithashtu, u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, të rinisë dhe të sportit, ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës.

Në këtë kontekst, ministri Valton Beqiri i shprehu mbështetjen e tij dhe të MKRS-së drejtoreshës së sapozgjedhur, Vlora Dumoshi, duke theskuar se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, në të cilën funksionojnë dhe veprojnë institucionet qendrore kulturore dhe sportive, do të vazhdojë të ketë vëmendjen, përkushtimin dhe mbështetjen më të madhe institucionale.

Ndërkaq, Vlora Dumoshi e falënderoi Ministrin Beqiri për pritjen dhe për gatishmërinë e MKRS-së për bashkëpunim dhe bashkëveprim të mëtutjeshëm në të mirë të artit, të kulturës, të rinisë dhe të sportit. Gjithashtu, Dumoshi paraqiti para Ministrit Beqiri projekt-idetë e saj për një mbështetje më të theksuar dhe më të zgjeruar të ngjarjeve dhe të aktiviteteve me karakter kulturor, rinor dhe sportiv në kryeqytetin e Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›