E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tetovë u zhvilluan dje homazhe për Arbën Xhaferin në 65 vjetorin e lindjes

25-01-2013 / Gazeta 55

Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare përkujton Xhaferin

Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare i kryesuar nga kryetari i saj, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij  PDSH në këtë mënyrë ka shprehur respekt për kryetarin e parë të saj, njëherësh një ndër mendimtarët më të mëdhenj politik shqiptarë të kohërave moderne.
“Sot është 65 vjetori i lindjes së kryetarit tonë Arbën Xhaferi dhe normalisht e kujtojmë zotëri Xhaferin me shumë dhimbje dhe mall. Jemi shumë krenar që jemi trashëgimtarë të një rrugë politike shumë të shëndosh që ai e vendosi para 20 vjetëve për shqiptarët e Maqedonisë. Do të vazhdojmë ta përkujtojmë, por edhe ta kultivojmë rrugën që ai e nisi që në vitin 1993, dhe kjo rrugë sigurisht do të përfundojë me shumë suksese”, u shpreh Thaçi.
Mendimtari dhe politikani Arbën Xhaferi ndërroi jetë në muajin gusht të vitit të kaluar,  pas një sulmi cerebral.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›