PD, akuza dy anëtarëve të KQZ-së

Deputeti Ilir Rusmali: Po përdoren nga lidershipi i PS
Kryetari i Komisionit të ligjeve, njëherësh deputet i Partisë Demokratike Ilir Rusmaili, hedh akuza ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste se po keqpërdorin dy anëtarët e KQZ-së për çështjen e shpërndarjes së mandateve. Nga kryesia e Kuvendit deputeti demokrat ka vënë theksin se ndarjen e mandateve e ka tagër ta realizojë Parlamenti. Por gjithashtu ai pranon se ndarja e mandateve sipas formulës së 2009 nuk i përshtatet popullsisë së vitit 2013, e cila ka ndryshuar nga viti në vit. Ndërkohë që reagime të shumta kanë ardhur nga parti por edhe nga organizata joqeveritare për ndarjen e mandateve, ndërsa nga ana tjetër Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e shumicës së djathtë lënien në fuqi të skemës 2009.