E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Texas lind foshnja 7.3 kilogramë

Djaloshi 7.3 kilogramë lindi me prerje cezariane në spitalin e Texasit, njoftuan mediat amerikane.

Djaloshi i pagëzuar JaMichael me peshën e lindjes kishte dy kilogramë më tepër sesa parashikimet e mjekëve.

“Jemi të emocionuar. Nuk mund ta besoj se është aq i trashë. Rrobat që kishim bërë gati për të janë shumë të vogla. Duhet t’i blejë të reja”, tha nëna e foshnjës për një gazetë lokale.

Edhe spitali nuk ishte i gatshëm për divin e vogël sepse në pavijonin e të porsalindurve nuk kishte pelena për madhësinë e JaMichaelit të vogël.

Shkaktar i peshës së tepërt të fëmijës së porsalindur është diabeti i nënës gjatë shtatzënisë, ndërsa fëmija menjëherë është dërguar në kujdesin intensiv për ta rregulluar përqindjen e sheqerit në gjak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›