E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tiranë 800 turistë, shënohet shifër rekord në tre muajt e verës

Më shumë se 800 turistë kanë kërkuar informacion në zyrën për informacion turistik në bashkinë e Tiranës. Turistët të huaj, të organizuar në grupe, kanë qenë ata që kanë kërkuar më shumë informacione e sidomos gjatë tre muajëve të verës. Këtë fakt e bën të ditur vetë përgjegjësja e zyrës së informacionit turistik, Afërdita Tafa.
Sipas saj, pyetjet më të shumta nga turistët janë rreth institucioneve kulturore, arkeologjike por dhe vendeve turistike. Të huajt gjithashtu janë shprehur shumë të interesuar që të shijojnë ushqimet tradicionale shqiptare.
Sipas përgjegjëses së zyrës së turizmit në Bashkinë e Tiranës, Afërdita Tafa, Bashkia e Tiranës u ka dhuruar të gjithë të interesuarëve harten e kryeqytetit, për t'u orientuar më mirë . Ajo gjithashtu shton se është vënë re një shtim i interesit për t'i vizituar malin e Dajtit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›