Përmirësohet gjendja e të dyshuarit me A/H1N1

Përmirësohet gjëndja e pacientit të shtruar në spitalin e Senatoriumit, i dyshuar me grip derrash. Siaps mjekëve, 44- vjeçarit i është hequr frymëmarrja e drejtuar, dhe temperatura ka rënë. Megjithatë, nëndrejtori i spitalit, Arjan Mezini, deklaron se ende nuk mund të thuhet me siguri, nëse pacienti e ka kaluaer pragun e rrezikut.
44- vjeçari nga Lezha, emigrant në Itali, ka plot 8 ditë i shtruar në spitalin e Senatoriumit në gjendje kritike për jetën. Përveç problemeve, në mushkëri, mëlci dhe veshka që ka ky rast si pasojë e problemeve me alkolin, tek ai është vërtetuar edhe prania e tipit A të virusit, ndërkohë që përgjigjia për nëntipin nuk ka mbërritur ende nga Rumania. Sipas mjekut Mezini, dyshohet që gripi të jetë edhe shkaktari i përkeqësimit të shëndetit të tij.
Përgjigjia për H1N1 për këtë rast pritet të mbërrijë nga laboratori i referencës së Bukureshtit, ditën e enjte, rezultat i cili do të konfirmojë ose jo praninë e gripit të derrit, në një prej rasteve më të rëndë të paraqitur deri më sot në vendin tonë.