Korçë,arrestohen 3 persona për trafikim lëndësh narkotike
Operacioni i koduar "Debatiku", ka vënë nën praga 3 shtatas me akuzën për trafikim lëndësh narkotike. Artiol Sula,Asqeri Bebri dhe Neada Kota janë arrestuar nga policia e Korçës. Artiol Sula 23 vjeç u kap në flagrancë në Kapshticë në kohën që po udhëtonte drrejt Greqisë në linjën Tiranë-Selanik me një sasi prej 2.7 lëndësh narkotike kokainë. Droga ishte e fshehur në trup, e paketuar në tre pako. Asqeri Bebri u arrestua si bashkëautor i ngjarjes. Bebrit iu gjet një sasi vlere mometare si dhe iu sekuestrua automjeti. Po në këtë linjë autobuzi u arrestua edhe shtetasja Neada Kota të cilës iu gjet 300 gr heroinë e paketuar në lëndë plasmasi.