Vlore, dyfishohet numri i te siguruarve pranë ISKSH
Shkon në 60.000 persona të siguruara pranë ISKSH në Vlorë nga rreth 35 mijë që kanë qenë më parë. Ky dyfishim i detyrohet faktit të barnave të reja, të cilat kanë hyrë në skemën e rimbursimeve si dhe shërbimeve të tjera
VLORE- Viti 2008 ka shënuar gati një dyfishim të numrit total të personave të siguruar pranë Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni Alba Dumi, në krahasim me vitin 2007, shifrat kanë shkuar në gati 60.000 persona të siguruara nga rreth 35 mijë që kanë qenë më parë. Kjo shifër i detyrohet faktit të barnave të reja, të cilat kanë hyrë në skemën e rimbursimeve si dhe shërbimeve të tjera Sipas drejtoreshës së IKSSH-së Dumi një tjetër faktor është dhe kalimi i spitalit të Vlorës, pas atij të Durrësit në skemën e ISKSH, në janar të vitit të ardhshëm. (a.r/news24/balkanweb)