Në Tiranë arrestohet ish-ministri i Jashtëm peruan

Lajmi për arrestimin në Tiranë të ish-ministrit të Jashtëm të Perusë, Augusto Blaker Miller është bërë i ditur nga mediumet peruane, por policia shqiptare akoma nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë arrestim, raporton TCH.
Ky ish-diplomat peruan, 67-vjeçar, është arrestuar nga Interpol Tirana, dhe ai akuzohet për grusht shteti në Peru, në kohën e qeverisë Fuxhimori, gjatë vitit 1992.
Mediat peruane kanë theksuar më tej se Miller do të ekstradohet në SHBA, ku është në një proces gjyqësor.
Blaker Miller u arrestua në nëntor të vitit 2009 në Florida të SHBA-së, ku u mbajt në burg, të cilit më pas iu mohua dalja nga territori amerikan, por ish-funksionari peruan e shkeli atë vendim. /Indeksonline/