E Diel, 1 Nëntor 2026

"Njerez te humbur" rikthejne adoleshenten ne familje

Aida Shtino dhe stafi i saj sollen te premten mbrema ne "Njerez te humbur" te tjera surpriza, te tjera histori befasuese dhe fakte rreqethese rreth te humburve qe dashur pa dashur fati u privoi deshiren e te qenit pergjithmone bashke me familjet e tyre.

Surpriza e mbremjes ne "Njerez te humbur", do te ishte gjetja e nje vajze 16 vjece e quajtur Sidorela Gjini e larguar nga familja e saj me 25 nentor 2009. Nje rast ky i denoncuar dy jave me pare, per te cilin ne saje te kerkimeve te gazetareve u be e mundur renia ne gjurme te Sidoreles e cila tashme eshte kthyer prane shtepise se saj per te mos u ndare me kurre.

Klement Lezo, 17 vite mister ne token helene

Nata e se premtes deri ne minutat e para te se shtunes ne "Njerez te humbur" percolli te teleshikuesit prezantimin e historise se Klement Lezos. Historia e tij nis 17 vjet me pare, duke lene ne ankth familjen per zhdukjen e mistershme te tij. Me 9 korrik te vitit 1992 Klementi do te niste rrugetimin drejt shtetit grek, i shoqeruar nga djali i dajes se tij, Vladimir Llanaj. Ne ate kohe Klementi ishte vetem 16 vjec dhe sapo kishte mbaruar vitin e dyte te shkolles industriale, por udhetimi do te kryhej ne kembe duke kaluar nepermjet ures te Carshoves se Permetit ne te cilin shenohej dhe takimi i fundit me shoket. Pas disa kohesh ne familjen Lezo mberrin nje telegram nga vete Klementi ku jepte vendndodhjen e tij ne ishullin Egjina ne Greqi, dhe se kishte filluar pune ne nje supermarket. Ne telegramin e nisur familjes ai u kishte thene se tashme njihej me emrin Niko Lezo. Deri me daten 24 dhjetor te vitit 1992 Klementi ka komunikuar nepermjet telefonit me familjen. Ne bisedat e fundit ai u ka thene se do te vinte te punonte coban mbasi paguhej me mire se ne supermarket, por asnjehere nuk e tregoi vendin se ku do te shkonte dhe as familjaret nuk ja kerkuan.

Menjehere pas prezantimit te rastit informacione te shumta erdhen per te, duke u fokusuar gjithmone ne shtetin grek, ku fale investigimeve te Aida Shtinos dhe stafit te saj u mundesua dhe nje foto e nje personi me po te njejtin emer, per te cilin po behen verifikimet e duhura.

Gentian Keko, pikepyetjet e humbjes ne marsin e 2002-it

E ftuar ne studion e emisionit "Njerez te Humbur" per te mesuar rreth fatit te Gentian Kekos do te ishte motra e tij, e cila qe nga viti 2002 nuk di asgje per te. Por kush ishte Gentiani dhe cila do te ishte historia e tij? Gentiani qe ne moshen 16 vjecare si pasoje e kushteve te veshtira ekonomike ka emigruar ne drejtim te shtetit grek ne vitin 1996 ku ka qendruar per rreth 2 vjet deri ne 31 dhjetor te vitit 1998 ne Damash te Larises. Ne 31 dhjetor ai kthehet ne Shqiperi ne fshatin e tij ne Qinam te Ersekes per te kaluar pushimet prane familjes. Ne Qinam qendron rreth 2 vjet dhe te ne njejten kohe kryen dhe ushtrine ne Drenove te Korces. Ne 12 mars te vitit 2002, ne oren 8 te mengjesit ai del nga shtepia per te pire nje kafe, pas disa oresh ai kthehet serish te tezja e tij duke i thene se do te nisej per ne Greqi se bashku me disa shoke te tjere, duke shkeputur pergjithmone kontaktet me familjen.

Gjelosh Ceca, i arrestuar nga policia apo i zhdukur?!

Nje tjeter rast per te cilin u kerkua vemendja e te gjithe teleshikuesve, do te ishte ai i Gjelosh Ceces, i humbur qe prej 5 tetorit 1995 nga Greqia. Sapo mberrin ne Greqi vendoset ne Kastoriase duke punuar ne bujqesi. Ne kete vend do te punonte per rreth nje jave pasi nje dite ne zonen ku ata punonin shkon policia Greke per kontroll, nga frika ai se bashku me shoket shperngulen ne tre drejtime te ndryshme. Sipas deshmise se dy shokeve Gjeloshi eshte larguar nga vendi ku punonte me ane te nje zetori dhe me tej nuk dihet asgje per te.

Por, investigimeve te gazetareve iu bashkengjiten dhe informacionet e ardhura naten e se premtes mbrema ne "Njerez te humbur", duke shpresuar se shume shpejt Gjeloshi do te behet i gjalle per familjen e tij.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›