"Mobile advertising" nga Cosmote
Kompania Cosmote ka prezantuar nje sherbim te ri dhe shume novator per tregun e Evropes Juglindore, "Mobile Advertising". Cosmote, me boten e abonentit ne fokus, krijon me "mobile advertising" nje mjet te targetuar komunikimi per kompanite dhe reklamuesit, njekohesisht abonenteve te vet u jep mundesine te informohen ne lidhje me ofertat, produktet dhe sherbimet e reja. Ky sherbim do te hidhet ne treg gjate tremujorit te pare te vitit 2010. Fillimisht ai do te ofrohet nepermjet My View te Cosmote duke ia ofruar kete sherbim shume shpejt edhe nepermjet kanaleve e tjera te komunikimit te kompanise (SMS, MMS, interneti, etj.), me qellim ofrimin e nje platforme publicitare nder-kanaleshe. "Mobile advertising" i Cosmote, implementohet ne bashkepunim me kompanine "Out There Media", e specializuar ne sherbime te tilla ne Evrope, e cila eshte pergjegjese per menaxhimin e hapesires publicitare, si dhe per komunikimin B2B (biznesi per biznesin), ne perputhje me standardet e larta te Cosmote. Drejtoresha e pergjithshme e "Out There Media", Kerstin Trikaliti, komentoi: "Bashkepunimi yne me Cosmote ka rendesi strategjike per sektorin ne teresi dhe cel nje kapitull te ri te zhvillimit te mobile advertising ne Greqi. Presim nje bashkepunim te suksesshem e te frytshem". "Ne saje te pozicionit tone lider ne treg, hedhim ne treg nje platforme te re dhe dinamike reklamimi dhe keshtu u ofrojme abonenteve tane informacion te plote per produktet dhe sherbimet qe u interesojne, ndersa kompanive publicitare nje mjet ideal marketingu. Zhvillimi i mobile advertising mendohet te kontribuoje ne rritjen e metejshme e te ardhurave te Cosmote", - deklaroi Mihalis Tsamaz, drejtori i pergjithshem i Grupit Cosmote.