E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Tiranë u tentua vrasja e kandidatit të PD-së

Besim Kuka, kandidati i Partisë Demokratike për komunën e Dajtit, ka qenë objektivi i një atentati mbrëmjen e së premtes, në afërsi të zyrës së tij elektorale, pranë zonës së “Freskut”. Kuka ishte drejtuar për nga shtabi i tij elektoral, kur edhe është përballur me autorin e ngjarjes, Ylli Hidrin, i njohur si pronar i linjës së autobusëve, Tiranë-Dajt. Dëshmitarë okularë pohuan për MAPO-n se në momentin kur kandidati i PD-së, Kuka, ka qenë duke u ngjitur në zyrën e shtabit të tij elektoral, është ndaluar nga ana e Hidrit. Fillimisht mësohet se kanë debatuar me fjalë dhe vetëm pak çaste më vonë Hidri është drejtuar për në automjetin e tij tip “Touareg”, ku dhe ka marrë një armë “shotgun” dhe ka qëlluar 4 herë në drejtim të Kukës, por fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk e ka prekur kandidatin e PD-së për Komunën Dajt. Menjëherë pas ngjarjes, Ylli Hidri, në emër të të cilit rezulton edhe një firmë ndërtimi, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të malit të Dajtit, ku dhe dyshohet se ka hedhur armën e krimit. Ai është vënë në pranga disa minuta më pas

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›