E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Beni zgjedhje me standarde, ndryshimet ne Kod, pas 8 majit

Zgjedhjet lokale te 8 majit, duhet te zhvillohen sipas standardeve nderkombetare, ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, nuk mund te behen ne kete periudhe dhe nuk e gjejme me vend vendosjen e aparateve per verifikimin e kartave te identitetit. Keto mesazhe u dhane dje ne Bruksel, gjate zhvillimit te takimit te dyte te Komitetit te Stabilizim-Asociimit. Ne kete takim, pala evropiane, e kryesuar nga drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Zgjerimit te Komisionit Evropian, Pierre Mirel, theksoi rendesine e zhvillimit te zgjedhjeve lokale ne respekt te te gjitha standardeve nderkombetare. Ne po te njejten linje me OSBE-ne, pala evropiane u shpreh se "meqe ndryshimet ne Kod nuk mund te behen ne prag zgjedhjesh, inkurajojme partite politike te vazhdojne dialogun e nisur dhe menjehere pas zgjedhjeve lokale te bejne ndryshimet e nevojshme ne kod, per te reflektuar rekomandimet e OSBE-se". "Duke u nisur nga shpenzimet e shumta per pajisje qe qeveria shqiptare ka bere per procesin e liberalizimit te vizave, nuk e gjejme me vend aplikimin e aparateve per verifikim te kartave ne qendrat e votimit", u shpreh komisioni. Per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave, te cilin e quajten nje sukses historik, Komisioni vleresoi si shume pozitive situaten e post liberalizimit te vizave, pas monitorimit te vazhdueshem qe po i behet Shqiperise ne kete drejtim. Ne kete takim, ku ishte e pranishme, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u mireprit ngritja e nje strukture te re te policise se shtetit dhe u vleresua progresi ne luften kunder krimit te organizuar, narkotikeve dhe trafikut te qenieve njerezore. Ndersa per ceshtjen e korrupsionit, Komisioni inkurajoi iniciativat e ndermarra per kufizimin e imunitetit te zyrtareve te larte dhe gjyqtareve si dhe mirepriti miratimin e ligjit per financimin e partive politike, si dhe zbatimin e rekomandimeve te GRECO. U vleresuan gjithashtu perpjekjet e qeverise kunder diskriminimit te komunitetit rom, ligji Antimafia, reforma ne administraten publike dhe ne menyre te vecante zbatimi i mire i Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Per sa i perket kriterit ekonomik, u vleresua maksimalisht qendrueshmeria ekonomike, rritja e konkurrences ne treg, si dhe politikat fiskale te ndjekura nga qeveria. Rozeta Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›