E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Trebisht, ku 800 familje janë bllokuar prej një jave nga dëbora

Fshati Trebisht

Misioni 100-minutësh për ndihmat nga ajri në fshatin Trebisht.

Banorët: Një javë pa drita. Mungojnë ushqimet e ilaçet.

Rreth 800 familje të bllokuara nga bora.

Të paktën dielli premtonte se udhëtimi nuk do të ishte aq i vështirë sa na e kishin përshkruar. Tri ditët e fundit, pjesa me e madhe e helikopterëve të dërguar në zonat e izoluara nga bora ishin kthyer mbrapsht, pa mundur të arrinin në destinacion. Me këtë frikë, për të mos e çuar rrugën dëm, arritëm në Farkë rreth orës 9:00. Helikopteri i parë me mision ishte në pistë. Kishin nisur të ngarkoheshin kutitë me ndihma. Destinacioni do të merrej vesh pas pak. Nëse do të mund të niseshim apo jo, këtë duhej të na e konfirmonte komandanti i Forcës Ajrore, kolonel Frederik Beloja. I sertë fillimisht, por i përgjegjshëm deri në detaje, na tha të prisnim pak. Mësuam se nga udhëtimi i një dite më parë, natën e kishte kaluar në spital. Këtë na e thanë kolegët. Ai vetë u mjaftua të na përgjigjej kur e pyetëm, se ishte nga Vlora.  Ngarkesa e parë tashmë ishte thuajse gati. Rreth 15 kuti me ndihma të rezervave u hodhën në bord. Gjithsej 400 kg ushqime bazë (makarona, oriz, vaj, miell, sheqer e një kuti me detergjent). Ngarkesa standarde e planifikuar për tu dërguar në një nga fshatrat e izoluar. Nuk mund të niseni tani, por me të dytin po. Ka mundësi të fluturoj vetë në këtë rrugë, na vuri në dijeni pa shumë hollësi koloneli, duke mbyllur udhëzimet e fluturimit të radhës. Helikopteri i parë u nis. Destinacioni: fshati Klenjë. Pistën menjëherë e zuri një tjetër helikopter ushtarak i tipit AB205. Ishte i yni. Do të shkonim në fshatin Trebisht. Ekzaktësisht nuk e dinte askush sa larg ishte. Një ditë më parë pilotët kishin tentuar të dërgonin atje ndihma, por për shkak të erës së fortë ishin detyruar të ktheheshin mbrapsht. Për motin mos flisni përpara kohe, se Tirana gënjen. Andej nga do shkoni mund të jetë shumë erë. Dje u nisëm dhe nuk arritëm të kalonim qafën e Priskës. Sot është më e mirë koha, por si dihet, na tha një nga pilotët e rinj.
Fluturimi për në Trebisht
Helikopteri nuk nxinte më shumë se tetë veta. Veç komandantit të Forcës që do të drejtonte fluturimin, tre pilotë të

Banorët në pritje të ndihmave

tjerë plotësonin ekipin. Në orën 10:30 motori u ndez. Ngritja, fare e lehtë. Erë, shumë pak. Fillim i mbarë. Duke lënë pas qafën e Priskës, bora dendësohej. Për gati 30 minuta udhëtojmë mes maleve. Lëmë pas malin e Dajtit, Malin me Gropa e hyjmë në luginën e Bulqizës. Këtu nisin e shfaqen shtëpitë e para të mbuluara nga Bora. Fluturojmë jo shumë lart, çka na bën të dallojmë se trashësia e saj është të paktën një metër. Helikopteri ka vetëm disa tronditje të vogla. Deri tani udhëtimi është më se i qetë. Fshatrat fillimisht me banesa të përqendruara, nisin e marrin një tjetër shtrirje. Shtëpitë veçohen e madje në ndonjë shpat mali të zënë sytë një apo dy të tilla krejt të izoluara. Ky imazh na përsëritet vazhdimisht teksa helikopteri fiton lartësi. Tani jemi mbi malin e Ostrenit. Janë të bllokuara edhe këto fshatra, na sqaron një nga pilotët. Poshtë, të pakta gjurmët e jetës. Të vetmet shenja janë shtëpitë të mbuluara nga bora me distancë të madhe dhe disa mullarë bari po kaq larg tyre.
Dy ndalesa për të gjetur fshatin
Pas 15 minutash të tjera helikopteri prek tokën. Mendojmë se kemi arritur, por nuk marrim asnjë përgjigje. Rreth 20 metra larg shohim vetëm një person që po kalon një lumë të ngrirë. Na kishte shpëtuar nga lart. Jemi diku pranë fshatit Ostren i Madh. Kaq mundëm të mësojmë. Ndërkohë që një tis fare i lehtë nervozizmi ndjehet në kabinë. Komunikimi i pilotëve me kufje është më intensiv.  Dera hapet dhe njëri prej tyre vrapon jashtë në drejtim të personit pranë lumit. Mes shkulmit të erës që shkakton helika, kthehet pas pak minutash. Helikopteri ngrihet sërish. Poshtë e gjithë zona

Gjatë dorëzimit të ndihmave

është e banuar. Mes bardhësisë gati verbuese arrijmë të shquajmë njerëz. Sërish në fluturim edhe për 10 minuta të tjera. Na kishin thënë se udhëtimi do të ishte i shkurtër. Por ora po shënonte 11:25 dhe ende nuk kishim mbërritur në destinacion. Ja, për pak do të arrijmë, jemi afër, na thonë pilotët. Duket se fshatin Ostren i Madh jemi duke e kaluar. Arrijmë të shohim një grumbull fëmijësh e pak më tutje dhjetë a pesëmbëdhjetë burra që nxitonin të bashkoheshin e të na përshëndesnin me dorë. Helikopteri u kalon sipër, por nuk duket asnjë shenjë se do të ulemi. Kthehet djathtas sërish e nis disa rrotullime. Nuk po gjejmë vend për tu ulur, duhet të pyesim edhe njëherë. Janë telat aty poshtë. Nuk ka terren. Mes zhurmës së helikave arrijmë të shkëpusim këto fjalë nga pilotët. Fluturimi vazhdon. Humbasim lartësi dhe duket se kemi arritur. Poshtë ka hapësirë të mjaftueshme për tu ulur. Ndalojmë sërish dhe njëri nga pilotët drejtohet për të turma e burrave. Bëjmë të dalim edhe ne, por na ndalohet kategorikisht. Me habi sna mbetet veçse të zbatojmë urdhrin. Është shumë zhurmë për të kërkuar detaje. Arrijmë ta kuptojmë vetëm kur shohim pilotin të kthehet. Dyert mbyllen e fluturimi rinis. Do të na duheshin edhe 10 minuta të tjera për të arritur në Trebisht. Tashmë pilotët ishin të qartë për rrugën. Me zor e gjetëm sepse është fshat shumë i thellë. Ja, për shumë pak do të shkarkojmë ndihmat. Të paktën piloti i ri, rreth të 29-tave, nuk ngurron të buzëqeshë e të na japë ndonjë informacion, ndonëse zhurma e fortë pengon çdo lloj bisede.

(majtas) Dorëzimi i ndihmave për banorët e fshatit, (djathtas) Ndalesa e parë e helikopterit për të gjetur rrugën për në fshatin Trebisht

Të izoluara 800 familje
Që në nisje banorët e Trebishtit ishin udhëzuar të ndiznin një zjarr, në mënyrë që pilotët të shquanin tymin. Këtë e dëgjuam nga komunikimi me telefon i pilotëve. Por, poshtë, më shumë sesa zjarri modest gati i fikur, dukeshin ndërtesat dhe banorët e fshatit të grumbulluar në qendër. Me tu afruar helikopteri nisën të vraponin lart për në kodër. U ulëm në fshat. Ora shënon 11:40. Pas një ore e dhjetë minutash kishim mbërritur në destinacion. Jemi rreth 4000 këmbë, ose 1300 metra lartësi. Arritëm. Mund të dilni, po nuk do qëndrojmë më shumë se pesë minuta, sa të shkarkohen kutitë, na thanë pilotët. Banorët e fshatit afrohen me vrap dhe me po të njëjtën frekuencë u drejtohemi atyre. Jem

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›