21 janari, Llupo mbetet në burg, gjykata rrëzon kërkesën për lirimin e tij
TIRANE - Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e ish-gardistit Agim Llupo, i cili kërkoi lirimin e tij, me arsyetimin se i kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Agim Llupon, ndërkohë që 2 ditë më parë pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve të paraburgimit.
Në seancën e sotme, për herë të parë ka folur vetë ish-gardisti Llupo i cili ka pohuar se askush nuk ka kryer hetime ndaj tij dhe nuk është marrë në pyetje për një vit rresht.
“I kam pyetur sa burg bëjnë këto nene. Më thanë ç’të duhen nenet, ty të ka dënuar populli me votë.”- deklaroi Llupo.
Pala mbrojtëse ka kundërshtuar fort vendimin e gjykatës së dy ditëve më parë, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen edhe tre muaj të afateve të paraburgimit për Llupon.
Avokati Fatos Shanaj ka deklaruar në seance se me vendimin e 8 shkurtit është cënuar barazia e gjykimit dhe se gjykata është bërë palë me prokurorinë.
Sipas palës mbrojtëse, dy kërkesat e prokurorisë dhe palës mbrojtese duhet te ishin shqyrtuar se bashku.
Gjyqtari Shkëlqim Mustafa tha se gjykata u detyrua të jepte vendim pasi kishin kaluar më 7 orë afatet e paraburgimit. Pala mbrojtëse e ish-gardistit Llupo paralajmëroi ankimimin e vendimit të 8 shkurtit.
Agim Llupo akuzohet për vrasjen në 21 janar të demonstruesit Ziver Veizi, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Apeli detyrim paraqitje për IT e kryeministrisë, Kasaj: S'kam fshirë materiale