"Po konsideroj perfshirjen ne politike"
E bija gjinekologe e ish-presidentit Moisiu mund te ece nw gjurmet e te atit ne nje te ardhme jo te larget
E kush e kishte menduar qe edhe nje femer karriere, sikurse eshte ajo, te deshironte te kishte me shume femije. Mbase per shkak te natyres se saj te dashur apo profesionit qe e ka lidhur gjithe jeten, obstetrike-gjinekologjine, dy vajzat jane pak. E bija e ish-presidentit Alfred Moisiu, Rubena, ne nje interviste per "KJ" rrefen disa te pathena nga jeta e saj, si psh., qe ne te ardhmen mund edhe te perfshihet ne politike, ne fund te fundit, "familja jone e ka ne tradite politiken", sikurse thote ajo. Pas nje pamjeje serioze e gati-gati qendrim ushtarak prej gjenerali, fshihet nje mjeke e dashur dhe shume gazmore. E lidhur pazgjidhshmerisht me momentet me te bukura ne jete, ate te lindjes se femijeve, profesion per te cilin thote se nuk do ta nderronte me asgje tjeter ne bote, Rubena tregon edhe caste te veshtira nga jeta e saj profesionale. "Vajza ime e vogel, e cila ne fillimet e karrieres sime ishte 2 ose 3 vjece, nese e pyeste njeri ku te punon mami, i thoshte "roje ne maternitet". M'u desh ta sqaroja qe roje nuk eshte te ruash deren, por te sjellesh ne jete femije" tregon ajo. Padyshim qe marredhenia e saj me te atin nuk ka ndryshuar qe pas largimit te tij nga posti i presidentit te Shqiperise, ndersa kujton se momentet me te dhimbshme per te e familjen kane qene humbja e papritur e nenes dhe ajo e vellait.
Ju keni vite qe punoni si gjinekologe, nje profesion jo pak i veshtire? Cfare ka te bukur dhe jo te kendshme puna juaj?
Kam filluar te punoj si gjinekologe qe ne 1987, pasi kam bere 5 vjet si mjeke e pergjithshme ne Shkoder, ne sherbimin ambulator. E prita me shume kenaqesi kete fakt, sepse qe ne fakultet obstetrike-gjinekologjia ishte lenda mjekesore e cila me pelqente me shume. Natyrisht duhet shume mund dhe pune qe te arrish dicka ne profesion, jo vetem ne specialitetin tim. Me duhej te rrija me dite te tera ne maternitet, sherbim 24-oresh pothuaj cdo 2 ose 3 dite. Per mua obstetrike-gjinekologjia eshte specialiteti me i bukur ne mjekesi. Shtatzenia nuk eshte semundje, eshte gjendje e cila sjell gezim ne familje dhe pjesa me e madhe e pacienteve tona, te cilat une nuk dua t'i quaj paciente, dalin te lumtura nga spitali. Puna jone ne shumicen e rasteve kurorezohet me sukses dhe kjo e ben te dallohet nga specialitetet e tjera, ku te semuret shpesh perfundojne ne menyre fatale, per shkak te semundjes natyrisht, apo me mjekime te perjetshme. Pjesa me e pakendshme jane rastet kur nenat humbasin femijen e tyre, kjo eshte nje situate te cilen une nuk ia uroj asnjehere vetes apo kolegeve te mi. Me besoni qe eshte shume e rende edhe per ne, jo vetem per prinderit.
Sikur t'ju jepej mundesia, do zgjidhnit serish te njejtin profesion?
Sikur te me jepej mundesia te nisja nga e para, do zgjidhja te njejtin profesion, por do perpiqesha te mos humbisja disa vite te vyera te fillimit. Do kisha krijuar me shume eksperience dhe do merresha qe ne fillim me ate qe dua. Eshte profesion mjekesor qe sjell emocione pozitive me shume se kushdo tjeter.
Cila eshte sfida juaj e radhes?
Sfida e radhes eshte te behem gjyshe, gje te cilen e pres te me realizohet se shpejti. E konsideroj si kenaqesine me te madhe te jetes sime.
Si e organizoni nje dite normale?
Dita ime fillon heret, qe ne 6:30, sepse cdo dite para ores 08:00 jam ne pune. Me pas vjen mbledhja e mengjesit, nje proces rutine ne cdo spital, ku referohet cka ndodhur 24 oret e kaluara, jo vetem nga ana mjekesore, por edhe probleme teknike apo administrative qe mund te jene shfaqur. Vazhdon dita me takimet me administraten, gje e cila me ze pjesen me te madhe te dites. Ka shume probleme per te zgjidhur ne nje spital, duke filluar me sigurimin e medikamenteve te domosdoshme, deri tek ngrohja, ashensoret etj. Perpiqem te bej edhe vizita apo ekzaminime profesionale, kur kam kohe, sepse ajo eshte gjeja qe di te bej me mire dhe nuk dua ta humbas. Nje ose dy dite ne jave jam ne sallen e operacionit dhe keto jane ditet me te bukura per mua. Dita ime mbaron vone, sepse mbas orarit zyrtar, me duhet te pergatis leksione per studentet, referime ne konferenca apo kongrese, si dhe libra te specialitetit ku jam bashkeautore.
Cilat jane hobite tuaja?
Te mesoj sa me shume gjuhe te huaja dhe te udhetoj, sidomos ne vende te largeta.
A komunikoni shpesh me babane tuaj, tani qe ai ka me shume kohe te lire, duke qene se eshte shkeputur nga politika? Na tregoni dicka per te.
Komunikimi me babane tim ka qene i njejte, nuk ka ndryshuar aspak keto 2 vitet e fundit. Babai im vazhdon te jete i angazhuar edhe tani, ka krijuar Fondacionin "Moisiu", i cili ka ne fokus te tij ceshtje kryesisht politike te vendit dhe rajonit, takohet me kolege te tij, gazetare, politikane te vendit e te huaj, merr pjese ne takime te lidereve nderkombetare etj. Sic e shikoni nuk eshte shume i lire.
Po juve, a u ka pelqyer politika, do ta shihnit veten te perfshire ne te? Do te kishit nje keshillues te mire ne familje ne kete rast.
Mund ta konsideroj ne nje te ardhme perfshirjen ne politike. Familja jone e ka ne traditen e saj politiken dhe keshilltare nuk eshte veshtire te gjenden.
C'privilegj keni gezuar ne kohen qe babai juaj ishte president i vendit, e qe ju mungon tani?
Nuk me rezulton te kem pasur privilegje, pervec disa lajkatareve me shume perreth, nese ky konsiderohet i tille, dhe te cilet nuk me mungojne aspak.
E vizitoni shpesh vellane tuaj, me siguri qe ju mungon shume?
Humbja e vellait ishte goditja me e madhe per ne pas humbjes se mamase. Nje gjendje shoku te cilen akoma nuk e kemi kaluar. Une dhe motrat e mia bejme vizita te shpeshta tek te dy, vellai dhe mamaja, dhe jo vetem ne raste pervjetoresh. Preferoj te shkoj ne oret kur nuk ka njerez perreth, qe te rri e qete atje. Keto jane momentet me te veshtira te jetes sime, vetem aty bindem qe nuk do me kthehen me. Nuk me le mallengjimi te flas me shume.
Vite me pare ju keni ndermarre edhe nje takim me First Lady-t e vendeve te Evropes Juglindore, per sensibilizimin ndaj semundjeve kancerogjene? Cfare keni bere tjeter ne drejtime te ngjashme, me aq sa keni pasur mundesi?
Takimi i atehershem ishte nje fillim per te sensibilizuar ligjberesit dhe shoqerine, lidhur me depistimin e hershem te kancerit te gjirit. Takimi i pare i ketij lloji u be ne Zagreb me nismen e zonjes Mesic, i dyti u be ne Tirane. Une besoj se jehona e ketij takimi u ndje ne opinionin publik dhe dha rezultate me fillimin e nje strategjie kombetare per parandalimin e kancerit te gjirit dhe qafes se mitres. Kam pare ne media qe kjo, nese e quajme fushate, vazhdon dhe shpresoj te shihen rezultatet me uljen e semundshmerise ne keto dy semundje.
Cfare i mungon aktualisht maternitetit te Ri te Tiranes dhe si ka ndryshuar ai pergjate drejtimit tuaj?
Mbase tingellon si mendjemadhesi, por ne jemi perpjekur qe ne kete institucion te mos mungojne gjera madhore. Ne kemi qene gjithmone te pajisur me medikamente, ne disponojme deri aparat Ekografik 4D, qe do te thote qe nenat te shohin bebet e tyre ne tre dimensione dhe i katerti eshte qe i shohin edhe ne levizje. Cdo kat i institucionit eshte i pajisur me ekografi, deri ne repartin e neonatologjise. Ky repart eshte nje nder me modernet ne rajon, kjo jo e thene nga stafi yne, por nga personalitete te huaja, te cilet na kane vizituar. Mund te them me krenari qe personeli i ketij institucioni, sidomos ai i mesem, ben dallim ne menyren e trajtimit te pacienteve nga spitalet e tjere.
"Koco Gliozheni", te pakten ne pamje te pare, duket nje maternitet model? Perse nuk duhet te zgjedhin te lindin jashte shtetit ata qe kane mundesi?
Mendoj qe nuk ka asnje gje me shume ne spitalet jashte shtetit, pasi une kam pasur mundesine te shoh mjaft prej tyre. Ndryshimi me i rendesishem eshte nje televizor ne dhome. E them kete per te theksuar qe ne sherbimin mjekesor behen te njejtat procedura, te njejtat ekzaminime, nese nena deshiron mund te linde pa dhimbje, fale anestezise. Per me teper, partneri mund te qendroje me nenen gjate procesit te lindjes dhe personeli qe ajo ka perreth flet shqip. Kete te fundit ma kane vene ne dukje disa nena, te cilat kane kryer me pare nje lindje jashte vendit. Krahasimi i tyre fliste ne favorin tone.
Cili eshte pengu juaj ne jete?
Pengu i vetem qe kam eshte qe nuk kam bere me shume femije, te pakten tre. Kete e kam thene aq shume, saqe kam bindur vajzat e mia ta realizojne. Te shpresoj.
Ju keni ende nje pamje te fresket e shume rinore. Si ia beni, nderkohe qe edhe pa pare pasaporten tuaj, mund te behet nje llogaritje e thjeshte matematikore nga moshat e peraferta te dy vajzave tuaja? Eshte gjenetike, apo do te pranonit edhe ndonje nderhyrje kirurgjikale?
Faleminderit per komplimentin. Ne moshen time te pelqejne komplimentet. Natyrisht qe nuk ua tregoj moshen time, por gjenet e mira dalin ne pah gjithnje. Nuk jam kunder nderhyrjeve kur duhen, por per mua nuk ka ardhur koha akoma.