E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Furi bastisjesh ne shtepi e dyqane

Rikthehen vjedhjet ordinere ne Qarkun e Elbasanit. Sulmi i pare ka ndodhur ne lagjen "28 Nentori", afer Ndermarrjes Elektrike, gjate oreve te paradites se djeshme. Hajdutet kane perfituar nga mungesa e familjareve, duke hapur me leve hekuri deren e shtepise se G. T., 49 vjec, ku kane marre 200 mije leke ne dhomen e gjumit. Po ne te njejten ore, ne fshatin Farret te Librazhdit, persona ende te paidentifikuar kane thyer me leva dhe mjete te forta, deren e dyqanit ne pronesi te A. V., duke marre mallra ushqimore dhe me pas kane bastisur dyqanin ne pronesi te M. G. Policia eshte vene ne kerkim te autoreve.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›