E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkitësit vranë mbrojtësin e pronës së vet

Prishtinë, 4 gusht – Rasim Gashi (60) ka marrë plagë vdekjeprurëse në konfrontim me dy persona, të cilët dyshohet se kishin hyrë në shtëpinë e tij në Vragoli të Fushë-Kosovës për ta plaçkitur. Policia me të marrë informatën për të shtëna me armë zjarri menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në një person të plagosur, i cili menjëherë është transportuar për në QKUK, ku shkaku i plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka arritur ta arrestojë një person për të cilin dyshohet se ka lidhje me personat e dyshuar që kanë kryer veprën  penale të vrasjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›