E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ankand një autoportret i Kate Moss

Do të dalë në një ankand në Londër autoportreti i parë i top modeles angleze Kate Moss.

Piktura është bërë me ngjyrë të kuqe dhe është e firmosur nga gjurmët e një puthjeje.

Kate e ka realizuar pikturën, gjatë periudhës kur ishte e lidhur me Pete Doherty, këngëtarin e “Babyshambles”.

Dhe poshtë pikturës, gjithmonë me ngjyrë të kuqe, ka shkruar:"e c’të nevojitet gjaku kur mund të përdorësh buzëkuqin?" duke iu referuar veprës së ish të dashurit të saj, që është pikturuar me gjak.

Autoportreti, që Pete Doherty ja kishte shitur një anonimi, tani mund të arrijë shifrën prej 50 mijë euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›