Trupa e Cohen ndërpret sfilatën e Prada

Kanë mbetur të gjithë me gojën hapur në pasarelën e Agatha Ruiz De La Prada, gjatë javës së modës milaneze.
Një nga protagonistët e filmit të ardhshëm të Sacha Baron Cohen, ndoshta është i njëjti që interpreton “Borat”, ka hipur në pasarelë duke bërtitur dhe duke sulmuar modelet.
Djali është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat për të vazhduar me tej me hetimet.
Sacha Baron Cohen bashkë më trupën e tij kanë ditë që ndodhen në Milano për xhirimet e filmit të ri që ka protagonist një personazh komik, "Bruno", një reporter mode austriak.