Në ankand, një dhuratë e Pashait shqiptar të 1878-s
Muajin e ardhshëm do të organizohet një ankand i madh i fotografive të vjetra që paraqesin transportimin e Gjilpërës së Kleopatrës në vitin 1878, obelisk ky që iu dhurua Londrës nga Mehmed Ali Pasha, guvernatori shqiptar i Egjiptit.
Ky obelisk i cili është ndërtuar nga graniti i kuq, ju dhurua Anglisë nga Pashai shqiptar me rastin e përvjetorit të fitores së Lord Nelson-it kundër Napoleonit në betejën e Nilit në vitin 1798.
I gdhendur me hieroglifë e mori nofkën Gjilpëra e Kleopatrës për shkak të asocijimit të tij me qytetin e saj të lindjes, Aleksandria, edhe pse ishte bërë në vitin 1460 p.e.s. për faraonin Thotmes III, 1400 vite para sundimit të Kleopatrës.
Ky monument u fut në një kontejner metalik dhe u transportua në Londër duke bërë kështu një rrugëtim prej 3,200 km dhe kjo ndërmarrje paraqet edhe një gjenialitet të kohës Viktoriane.
Në tetor të vitit 1877 gjatë rrugëtimit afër bregut spanjoll, kontejneri që mbante këtë dhuratë të çmueshme gati u mbyt nga një stuhi dhe anija me avull Olga që po e tërhiqte këtë kontejner dërgoj gjashtë vullnetarë me një barkë që të shpëtonin pesë anëtarët e ekuipazhit që gjendeshin në kontejner, por vullnetarët dhe barka e tyre u fundosën.
Anija Olga e këputi litarin që tërhiqte kontejnerin me Gjilpërën e Kleopatrës dhe e la atë në Gjiun e Biskajës dhe pas pesë ditësh u gjet prapë dhe u tërhoq në Falmouth të Cornëall-it dhe që nga aty në Embankment të Londrës.
Këto fotografi paraqesin edhe momentin kur ky obelisk i gjatë 21m dhe i rëndë 187 tonë u ngrit dhe u vendos në një piedestal në Embankment në bregun e lumit Thames të Londrës.