"Keqardhje për atë që ndodhi këtë vit me Festivalin e Këngës"
Festivali i 46-të në RTSH dëshmoi nivel profesional në disa aspekte. Ndaj të vjen keq kur mëson se çfarë kanë bërë dy nga anëtarët e jurisë. Që të mos them se këta dy zoterinjë kanë qenë tendencioze dhe të njëanshëm në vleresimin e tyre, mund të them se këta dy emra të njohur
për publikun shqiptar me « vleresimet » e tyre, i qitën faqen e zezë Festivalit, aq më tepër kur ky eveniment ka të bëjë me etnokulturën mbare shqiptare. Kjo sjellje e tyre përveç që duhet hetuar, është edhe një mësim i mirë për të ardhmen që për juri të këtij niveli të lartë mbarekombëtar të zgjidhen njerez më të devotshëm e më të paanshëm. Mund të arsyetohet që një anëtar jurie me tjetrin të kenë dallime në vleresime me një, dy, tre e katër pikë, por që të jete një mospërputhje kaq e madhe të dy anëtarëve me pjesën dërmuese të jurisë rreth këngës "Jeta kërkon dashuri", të kënduar nga Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, me të vërtetë është për të dyshuar. Gjithkush e din dhe është i bindur se nuk është në pyetje cila këngë apo nga ka ardhur solisti që ka fituar, por është në pyetje vlera dhe qëllimi i festivalit. Edhe kënga fituese "Zemrën e lamë pengë", kënduar nga solistja shumë e talentuar, Olta Boka, sigurisht që është për t'u vleresuar, mirepo kur është në pyetje prezantimi i Shqipërisë në një Festival Evropian. "Bie një kashtë e nxirren gjashtë ", thote populli. Gjergji dhe Skenderi, (sa çudi, kanë dhe emrin e heroit tonë kombëtar të dy bashkë) dëshmuan
se nuk e kanë merituar të jenë në juri.