E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pse vetëm në Shqipëri janë të pamundura këto kushte?"

Unë që po shkruaj studioj për Jurisprudencë në Perugia, në një nga universitetet më me emër të Italisë dhe të botës, dhe më shumë kujdes ndjej nga autoritetet këtu, sesa nga ato në vendin tonë. Në universitet çdo gjë funksionon në mënyrë bashkëkohore, në vijim të traditës së krijuar. Ka salla moderne studimi e leksionesh, ka biblioteka me ekzemplarë të pafund librash shkencorë e artistikë, ka konvikte me kushte të mira, ku ofrohet ushqim falas për të gjithë studentët me bursë. Studentë nga e tërë bota shkëmbejnë kulturat e vendeve të tyre dhe kryejnë studimet në këtë qytet të njohur për mundësitë e mëdha të studimit që të ofron. Përse vetëm në Shqipëri janë të pamundura këto gjëra ?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›