E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Blloku i ri është gati? Po edhe populli është gati!"

Poshtë dinastia. Rroftë dinastia! Ka qenë një prej thirrjeve më të konsumuara gjatë demonstratave të korrikut '90. Një togfjalësh i thjeshtë në dukje, por sa i fuqishëm në përmbajtjen e tij. Poshtë dinastia. Shprehje e zemërimit të një populli të lodhur jo vetëm nga paaftësia e një klase politike për ta nxjerrë nga mjerimi, por edhe nga jeta që ajo përpiqej t'ia zgjaste vetes me çdo kusht. Njerëzit e quajtën atë BLLOKU. Aty bëhej gjithçka që popullit i ndalohej.. Kështu po ndodh dhe tani.. Ne nuk kemi drita. Ujë dhe punë, ndërkohë që qeveritarët kanë drita, ujë, banesa luksoze, punë shteti dhe punë private, miliona fitime, përballë thonjve të një populli që mezi mbijeton.. Fuqia ekonomike kurorës që sot mbahet e fshehtë gjithashtu është premtuese. Flitet për shifra me shumë zero prapa. Pra çdo gjë është gati për një Bllok të Ri të bekuar nga një person që e votuam për të kundërtën....Por edhe populli është gati!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›