Në arratisje plagoset shqiptari që grabiste banka me paruke femrash
07/04/2011 I burgosuri tenton të ikë nga makina e blinduar. Grabitjet me paruke bionde e flokëkuqe
Mariglen Mullai
XHENOVA- Policia qëllon me armë të burgosurin shqiptar (i dënuar se grabiste me paruke femrash bionde dhe kuqalashe), pasi tentoi të arratisej nga makina e blinduar, gjatë transferimit në një burg tjetër. Pietro Noci, 54-vjeçari, me origjinë shqiptare, por banues prej dhjetëra vitesh në Milano ishte bërë i famshëm në Itali për grabitjet spektakolare me paruke femrash. Kështu, ai përfitoi nga rasti, teksa makina me të cilën po transferohej në një tjetër burg, kishte ndaluar për t’u furnizuar me benzinë, në orën 13.00, në zonën e shërbimit të Sestri Levantes, në A12. Menjëherë shtyu njërin prej policëve që e shoqëronin dhe u përpoq të arratisej nga makina e blinduar, por u qëllua fillimisht në ajër për t’u paralajmëruar. Më pas një plumb e ka marrë në kokë, por për fat të mirë nuk e ka qëlluar në zonën ku rrezikon jetën. Në ndjekje e sipër është lënduar në krah edhe një polic i burgut, i cili u qëllua nga kolegu i tij. I burgosuri po transferohej nga burgu Massa Carrara. Të dy të plagosurit u shtruan në spitalin San Martino të Xhenovës, teksa jeta e të burgosurit nuk do të jetë në rrezik.
Një stil perfekt grabitjesh, si femër bionde e kokëkuqe “përlau” mijëra euro
Pietro Noci u bë i famshëm veçanërisht gjatë viteve që ka bërë plaçkitje ndaj bankave dhe të zyrave të postave. Ai përdorte rroba femrash për t’u veshur, në mënyrë që të fshihte identitetin e tij dhe në këtë mënyrë ka bërë para të madhe. Ai kujdesej për çdo hollësi, trukun, takat dhe paruken flokëverdhë, në mënyrë që të mos t’i mungonte asgjë nga një femër. Në vitin 2007 ai u lirua nga burgu, pasi bëri pesëmbëdhjetë vjet burg, përsëri për shkak të plaçkitjeve. Por atëherë, menjëherë pasi u rikthye në liri, ka marrë përsipër të vidhte banka me të njëjtën mënyrë. Brenda një viti e gjysmë ai do të ishte në gjendje të grabiste 200.000 euro. Rasti i tij është një shembull i njohur për thënien “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”. Dhe kjo ndodh për dy arsye: E para, sepse ripërsëriste krimin e vjedhjes, sapo lirohej. E dyta, sepse kishte një kujdes të vazhdueshëm për flokët, trukun dhe gjithçka tjetër femërore, pra dëshironte të dukej e bukur. U dënua me dhjetë vjet burg, i akuzuar sepse kishte kryer më shumë se 20 plaçkitje në Italinë veriore gjatë viteve 2008-2009. Në Piacenza goditi me një paruke të kuqe, në Castello dhe Cortemaggiore, ku kishte grabitur bankën e kursimeve më 2 prill 2008 dhe një muaj më vonë goditi në Unicredit Castelsangiovanni, më 13 maj të vitit 2008. Ishte arrestuar nga policia në qershor të vitit 2010. Modeli ka qenë gjithmonë i njëjtë: syze të errëta, paruke të kuqe për gratë, kozmetikë të theksuar në fytyrë dhe lëkurë të butë. Të gjitha dëshmitë e të pranishmëve në bankat e grabitura nisnin me fjalët “Më kujtohet fare mirë, ishte një transeksual ose zonjë e vjetër me pamje mashkullore”. E kështu, i veshur si grua, hyri në bankë dhe fshehu thikën poshtë një letre (në Novara e theri drejtorin e bankës që e kishte pikasur dhe shkoi për ta neutralizuar). Merrte të hollat që ndodheshin në dispozicion në kasë dhe pastaj zhdukej me një biçikletë.