E Diel, 1 Nëntor 2026

Në botë ka 21 milionë njerëz të skllavëruar

Në Ditën Kundër Skllavërisë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar të dhënat e fundit për këtë fenomen. Sipas raportit të OKB, në gjithë globin janë 21 milionë njerëz të skllavëruar.

Ditën Kundër Skllavërisë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë si; shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon se tha se shtetet duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar fëmijët dhe gratë e skllavëruara.

“Çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë”, tha Sekretari i OKB-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›