E Diel, 1 Nëntor 2026

Në botën e ëndrrave

Ku do të dëshiroje të ishe? Një fotograf ua ka bërë këtë pyetje banorëve të Bamakos (Mali) që i ka takuar në rrugë, për t’i vendosur më pas me anë të fotomontazhit në vendin e dëshiruar. Përgjigjet kanë qenë të gjitha mahnitëse, të gjithë kanë zgjedhur vendet e zhvilluara perëndimore

çfarë dimë për të varfrit? Po për njerëzimin, duke qenë se të varfrit janë shumica e njerëzve që popullojnë planetin Tokë? Përgjigjja është e thjeshtë: dimë shumë pak gjëra. Zëri i planetit është zëri i të pasurve, tregimi i njerëzimit është ai i pakicës dhe është për arsye më shumë teknike sesa politike. Njeriu perëndimor ka mjetet dhe pushtetin për të prodhuar në pafundësi imazhin e tij, veprimet dhe mendimet. Madje edhe përpjekja për ta “përkthyer” botën në një mënyrë tjetër është rezultat i shikimit tonë. Të pasurit e shohin në mënyrën e tyre edhe skamjen, edhe urinë, me të cilat më pas përpiqen të dokumentojnë jetën e njerëzve të varfër që jetojnë në Afrikë dhe Azinë Jugore. Lagjet e varfra, njerëzit që jetojnë në mjerim e ndihmojnë shoqërinë e zhvilluar për të pasur më shumë mëshirë dhe për t’u solidarizuar.

Fotografi Meyer, në vitin 2007, shkoi në një nga vendet më të varfra të botës, në Mali, në kryeqytetin Bamako, dhe u kërkoi personave të të gjitha moshave të zgjidhnin nga një arkiv të madh fotografish të botës natyrore, një vend të dëshiruar ose të ëndërruar ku dëshironin të qëndronin. Ku do të dëshiroje të ishe tani ti që ke lindur dhe jeton në Afrikën Subsahariane? Në ç’vend dhe me cilët njerëz? Kjo është një praktikë e përhapur si në Afrikë, edhe gjetkë. Meyer e ka fuqizuar dhe globalizuar këtë praktikë, duke vënë në dispozicion të “aktorëve” të tij një gamë të gjerë burimesh, në një studio dixhitale shëtitëse: kompjuteri shumëfishon pa masë mundësitë e replikës, heshtjes, fshehjes, sajimit... Fotografia e zgjedhur ishte “Out of place portraits” (Fotografi jashtë vendit), e cila më vonë u dërgua në Festivalin e Fotografisë Afrikane, në Bamako.

Pjesa më e madhe e ëndrrave të malianëve të të gjitha moshave dhe të të dyja gjinive, i nënshtrohet këtij kushtëzimi të paparashikueshëm. Të ashtuquajturat zgjedhje të banorëve të Malit nuk ishin një vilë hollivudiane apo një makinë luksoze. Ajo që dëshironin është një vend popullor, siç është Amerika, ose Kina të mbushura me grataçiela. Ose më saktë nuk ka rëndësi se ç’vend është, mjafton të jetë një qytet në Perëndim, plazhe të thjeshta, të populluar nga njerëz të thjeshtë. Të tjerë dëshironin të hanin mëngjesin mes dëborës, përpara detit, a thua se dëshira e tyre mund të përshtatet nën qiej të ndryshëm pa ndier asnjë ndryshim.

Duket se arratia përmes fotografive e këtyre afrikanëve nuk ka aspak lidhje me statusin e tyre radikal. Ndikimi perëndimor është jashtëzakonisht i fortë, por nuk ka lidhje me statuset simbol, por me jetën e përditshme metropolitane, rrugët, njerëzit me të cilët përballen çdo ditë. Megjithatë asnjë nga fotografitë nuk pasqyron gjendjen e rrënuar shpirtërore dhe ekonomike të këtyre njerëzve. Pjesa më e madhe e fotografive janë të besueshme, asnjëra nuk krijon kontrast të fortë e të rrënuar. Në fakt që të mos ngatërrohesh, duhet të dish që bëhet fjalë për një fotomontazh, pasi ky i fundit është pika kyçe e konfuzionit që krijohet mes popujve dhe kulturave të ndryshme.

Pjesa më e madhe e malianëve theksojnë se, edhe nëse do të jetonin jashtë shtetit, nuk do të kishin asnjë problem, nuk do të ndiheshin të huaj, madje do të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Dhe kjo jo vetëm në fotografi, por edhe nëse do të ndodhte në të vërtetë. Nëse do të shikonim një afrikan në mes të dëborës, kjo gjë nuk do të na bënte përshtypje, sepse fotografitë e shumta na kanë familjarizuar me gjëra që deri para pak vitesh ishin të rralla ose të paimagjinueshme.
Normaliteti i çorientimit duket se është krijuar pikërisht për këta afrikanë periferikë dhe të varfër, të cilët nuk kanë emigruar asnjëherë dhe nuk janë mësuar me metropolin. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ata janë shumë të zotët të lëvizin në mënyrë virtuale, të shkojnë sa në një vend në tjetrin pa u ndier të huaj. Nëse në këto fotografi nuk vërejmë asgjë “ekzotike”, është sepse mënyra e të menduarit të këtyre afrikanëve të panjohur është e tillë, nuk arrijnë të shohin përtej botës. Mënyra se si ata e imagjinojnë veten pjesë të kësaj bote është ngatërruese, por jo traumatike. ëndrra për të qenë të pasur është shumë e madhe.

Banorët e Malit që kanë hyrë në studion e Meyer na kujtojnë se ekziston një Afrikë jo e dëshpëruar, që nuk ka humbur në tmerr dhe shkatërrim, që është një Afrikë normale dhe anonime, për të cilën pothuajse nuk dimë asgjë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›