Svetllana Stalin
Në këtë botë që po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe më e kontrolluar, është shumë e vështirë që të fshihesh, edhe nëse ke vendosur ta bësh një gjë të tillë, apo të ndërrosh gjeneralitetet. Një personazh interesant i historisë, ose më mirë bija e një personazhi të shumëpërfolur, Josef Stalin, jeton ende në Shtetet e Bashkuara, në një azil diku në Arizonë. Lana Peters, apo Svetllana Stalin, siç njihej para se të martohej, fshihet në këtë zonë të largët për të qenë jashtë çdo mundësie njohjeje e intervistimi. Ajo është fëmija i vetëm i mbetur ende gjallë i diktatorit Josef Stalin, një nga tiranët më gjakatarë të shekullit XX, që gjatë 84 viteve të jetës së saj pjesën më të madhe e ka kaluar duke u përpjekur që t’i shpëtojë trashëgimisë së emrit dhe namit të keq të të atit. Që kur u arratis në Perëndim, në vitin 1967, me bujë të madhe në Bashkimin Sovjetik, pasi kishte marrë një vizë dyjavore për të shkuar te një mikesha e saj në Perëndim, ajo ka bërë gjithmonë jetën e një të ikure, një njeriu që mbi të gjitha ka tentuar t’i ikë fatit të saj. Svetllana ka ndryshuar vazhdimisht vendndodhje, madje shpesh në mënyrë krejt të papritur dhe pa paralajmërim. Fillimisht ajo u vendos në Zvicër e më pas nisi që të lëvizte mes Amerikës dhe Britanisë. Por gjithmonë nëpër zona të humbura dhe larg mundësisë së identifi kimit. Asnjëherë, askush nuk e ka ditur identitetin e vërtetë të saj. Sapo ajo niste të dyshonte se dikujt mund “t’i kishte rënë erë” se kush Në këtë botë që po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe më e kontrolluar, është shumë e vështirë që të fshihesh, edhe nëse ke vendosur ta bësh një gjë të tillë, apo të ndërrosh gjeneralitetet. Një personazh interesant i historisë, ose më mirë bija e një personazhi të shumëpërfolur, Josef Stalin, jeton ende në Shtetet e Bashkuara, në një azil diku në Arizonë. Lana Peters, apo Svetllana Stalin, siç njihej para se të martohej, fshihet në këtë zonë të largët për të qenë jashtë çdo mundësie njohjeje e intervistimi. Ajo është fëmija i vetëm i mbetur ende gjallë i diktatorit Josef Stalin, një nga tiranët më gjakatarë të shekullit XX, që gjatë 84 viteve të jetës së saj pjesën më të madhe e ka kaluar duke u përpjekur që t’i shpëtojë trashëgimisë së emrit dhe namit të keq të të atit. Që kur u arratis në Perëndim, në vitin 1967, me bujë të madhe në Bashkimin Sovjetik, pasi kishte marrë një vizë dyjavore për të shkuar te një mikesha e saj në Perëndim, ajo ka bërë gjithmonë jetën e një të ikure, një njeriu që mbi të gjitha ka tentuar t’i ikë fatit të saj. Svetllana ka ndryshuar vazhdimisht vendndodhje, madje shpesh në mënyrë krejt të papritur dhe pa paralajmërim. Fillimisht ajo u vendos në Zvicër e më pas nisi që të lëvizte mes Amerikës dhe Britanisë. Por gjithmonë nëpër zona të humbura dhe larg mundësisë së identifi kimit. Asnjëherë, askush nuk e ka ditur identitetin e vërtetë të saj. Sapo ajo niste të dyshonte se dikujt mund “t’i kishte rënë erë” se kush fundit, ndoshta e rënduar dhe nga mosha apo nga ikjet e shpeshta që mund t’i kenë prishur rehatinë, ajo është plakur shumë dhe tashmë duket se nuk tregon ndonjë kujdes për pamjen e saj të jashtme. Flokët që dikur i mbante me kujdes, i ka lënë pa lyer me të kuqe dhe madje kur jetonte në Britani, të gjithë mendonin se bardhoshja fl okëkuqe ishte irlandeze. Edhe veshja e saj ka ndryshuar. Tani preferon të qëndrojë e mbështjellë me veshje shtëpie apo rrobëdesham, dhe duket në të gjitha drejtimet si një pensioniste e vjetër tipike amerikane. Në fakt, Svetllana ka jetuar për një kohë shumë të gjatë të jetës së saj në këtë vend dhe ndihet plotësisht një amerikane e vërtetë. Pëlqen ushqimet amerikane, veçanërisht hamburgerët, sheh fi lma amerikanë dhe preferon që të fl asë gjithmonë vetëm në anglisht, edhe kur ndodhet në praninë e bashkatdhetarëve të saj. Ajo madje edhe mendon dhe ëndërron në anglisht. Kjo, në kontrast të thellë me përbuzjen që ka për Rusinë dhe gjithçka që është ruse. “Unë kam ikur nga Rusia, sepse në këtë vend ka gjithmonë një situatë ku ka dy lloj qeverisjesh. është së pari qeveria zyrtare dhe më pas gjithmonë është edhe Policia Sekrete, që në çdo lloj regjimi është ajo që në fakt ka kontrollin për gjithçka. Kjo fi lloi me Leninin dhe vazhdoi me pasardhësit e tij, e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Edhe tani kemi një qeveri që drejtohet nga një ish-spiun si Putini”, thotë Svetllana. “Kam një nënshtetësi amerikane që prej 30 vitesh dhe ime bijë ka lindur në këtë vend, por autoritetet ruse nuk duan t’ia dinë për një fakt të tillë. Ata vazhdojnë që të më konsiderojnë si ruse dhe unë i urrej me gjithë forcën që kam. Urrej gjuhën ruse. Por unë nuk jam ruse, jam gjeorgjiane”, vazhdon e bija e Stalinit. Në fëmijërinë e vet ajo ishte një nga gjërat pas të cilave Stalin ishte më shumë i dhënë. Lana lindi në vitin 1926, kur Stalini ishte duke “çimentuar” pozicionin e tij në krye të Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë përpiqej që të shfaqej si kreu i dashur i familjes së madhe të bolshevikëve dhe për të bërë propagandë në popull, e merrte shpesh të bijën e vogël me vete, edhe gjatë paradave ushtarake. Por në fakt këto vite për të nuk kanë qenë aspak idilike, siç dukeshin në foto. I ati i saj ishte një mjeshtër i vërtetë për të krijuar një klimë frike dhe terrori rreth vetes dhe në të gjithë vendin, dhe veç kësaj, të gjithë ishin dyshues ndaj njëri-tjetrit. Këto ishin ndjesitë që e kanë shoqëruar vazhdimisht Perandorinë Sovjetike, që nga krijimi e deri në shpërbërjen e saj. Ishte një frymë që e ktheu motrën kundër vëllait, prindërit kundër fëmijëve, apo anasjelltas, edhe burrin kundër gruas. Kur Lana ishte 6 vjeçe, e ëma e saj, gruaja e dytë e Stalinit, Nadezhda, vrau veten pas një zënke me Stalinin në lidhje me pabesitë e tij të vazhdueshme e injorimin që i bënte haptas duke shkuar me femra të tjera e duke mos e përfi llur. Më pas, me rritjen e Lanës u mor një dado. Por të paktën dhe për fat ajo arriti që të mbijetonte. Vëllai i madh i saj, Vasili, një pilot i forcave ajrore, pati një fund të parakohshëm dhe tragjik. “Po, në familjen time ka pasur shumë tragjedi. është e tmerrshme se si na ndodhën gjëra të pabesueshme dhe shumë tragjike. Dy dajat e mi u arrestuan në vitin 1938, gjatë periudhës kur Stalini nisi që të eliminonte shumë ushtarakë dhe gjeneralë të lartë në ushtri”, rrëfen Svetllana. “Tezja ime e dashur gjithashtu u arrestua dhe nuk u kthye kurrë gjallë. Vetëm në vitet ‘60 mësova se e kishin vrarë”. Atë e vrau Beria, shefi i Shërbimit Sekret Sovjetik, gjeorgjian edhe ai, një njeri i lig dhe i frikshëm, që i leu duart me shumë krime. “Beria ka qenë shëmbëlltyra e djallit. Ishte një ekzekutues i jashtëzakonshëm njerëzish. Ime më nuk e lejonte kurrë Berian që të hynte në shtëpinë tonë, sepse e dinte çfarë njeriu ishte. Por pas vdekjes së saj, sigurisht që shumë gjëra ndryshuan dhe ai u ngrit shumë shpejt në detyrë dhe nga Kaukazi erdhi e u vendos në Moskë. Te im atë kishte gjetur një mbështetës të mirë”. Por çfarë di Svetllana në lidhje me periudhën e tmerrshme të urisë së ukrainasve, miliona njerëzve të pafajshëm, jeta e të cilëve u shkatërrua duke u dërguar në kampe përqendrimi e gulage? A kishte dorë në të gjithë këtë kasaphanë Stalini?
“Oh, po, pa dyshim. Ishte ai që dha lejen për arrestimin e dajave të mi. Ata në fakt u arrestuan për faktin e thjeshtë se nuk pëlqenin Berian dhe këto gjëra ndodhën pasi ime më vdiq, në vitin 1932. Pas kësaj ngjarjeje, im atë nuk ishte më si më parë”. Kur e pyesin nëse ka arritur që ta falë Stalinin, ajo përgjigjet: “Unë nuk fal askënd, për asgjë. Ai vrau kaq shumë njerëz, përfshi edhe njerëzit e gjakut tim, ndaj nuk do ta fal kurrë”. Përmes vizionit të tij për ta shndërruar Svetllanën në “një vajzë të revolucionit”, Stalini në fakt ia shkatërroi lumturinë. Në moshën 17-vjeçare ajo ra në dashuri për herë të parë me një regjisor fi lmash dhe shkrimtar 22 vjet më të madh se ajo, me emrin Aleksei Kaplet. Por Stalinit nuk i pëlqente ky njeri, të cilin e konsideronte si një artist të lirë e bohem, dhe për këtë arsye e çoi në Siberi për 10 vjet. Mirëpo lidhja me këtë njeri të artit e frymëzoi Svetllanën që të zgjidhte një shkollim të tillë, por babai ngulmonte që ajo të studionte histori dhe të bëhej një “marksiste e përgatitur”. “Ai shkatërroi familjen time dhe dy herë më shkatërroi jetën. çoi në burg dhe më pas në punë të detyruar njeriun që unë desha më shumë në botë dhe ky ishte shembulli i parë i pashpirtësisë që pashë tek im atë ndaj meje”. E megjithatë, ajo është e bindur se Stalini e donte në mënyrën e tij të bijën. “Unë ngjaja shumë me mamanë time dhe ia kujtoja atë. Stalini ishte një njeri shumë i thjeshtë, shumë i ashpër, shumë mizor. Nuk kishte asgjë të komplikuar në qenien e tij. Edhe mua thjesht më donte me atë thjeshtësinë e tij dhe donte që të qëndroja me të”. 14 vjet pas vdekjes së të atit, Svetllana la vendin ku kishte lindur përgjithmonë. Përveç dy viteve gjatë të cilave u rikthye sërish- në vitet ‘80, kur pësoi një zhgënjim të vogël nga Perëndimi dhe pranoi një ftesë për të jetuar në Moskë -pjesën tjetër të jetës ajo e ka kaluar jashtë atdheut. Madje kur iku herën e fundit, pati një zhgënjim edhe më të madh se herën e parë nga komunizmi. Për këtë mërgim të gjatë ajo ka paguar një çmim shumë të shtrenjtë. Djali i saj i parë, Joseph, lindi në vitin 1945, pasi Lana u martua me një moskovit të ri që e kishte shok në universitet. I ati e lejoi këtë martesë, por ajo gjithsesi përfundoi në divorc në vitin 1947. Në fakt, gjithë jetën e saj ajo e kaloi larg të birit, i cili vdiq dy vjet më parë. Pas dështimit të martesës së parë, Lana hyri në një tjetër martesë, gjithashtu jetëshkurtër, këtë herë me akademikun rus, Juri Zdanov, dhe solli në jetë një vajzë me emrin Katia, vajzë të cilën Lana nuk e ka parë që kur ajo mbushi 15 vjeçe. Tani, në moshën 60-vjeçare, ajo jeton e vetmuar. I shoqi ka vrarë veten dhe Katia jeton diku në Rusinë Lindore. Në një intervistë të disa viteve më parë, ajo deklaronte se nuk e kishte kuptuar kurrë se përse e kishte braktisur e ëma. Kjo e fundit pretendon se ka qenë pikërisht e bija që i preu lidhjet dhe nuk ka dashur që ta kontaktojë asnjëherë. është një histori dramash të vazhdueshme familjare, konfl iktesh e ndarjesh të palumtura. I vetmi njeri që kujdeset për të ëmën është vajza e saj e tretë nga martesa me një amerikan, Olga. Ajo ka një dyqan të vetin të veshjeve dhe i telefonon përditë së ëmës. Ja çfarë tregon për të ëmën Olga: “Ajo ka dashur gjithmonë që t’i ikë fatit të vet, trashëgimisë, e madje edhe emrit. Për këtë iku nga vendi i saj, për këtë nuk ka dashur kurrë që të njihet apo të bjerë në sy, sepse i është dukur sikur vazhdimisht tërhiqte pas vetes një barrë të madhe. Gjatë gjithë jetës ka pasur vetëm një qëllim: të nisë një jetë të re”. Dhe gjithçka që Lana ka dashur në jetën e saj, e kërkon edhe tani. “Dua të më lenë të qetë të jetoj pjesën e mbetur të jetës”. Tashmë, 84 vjeçe, ajo duket e lodhur dhe më në fund ndoshta ka hequr dorë nga të ikurit...
#