Ne burg per nje dollar. Grabit banken per te shpetuar

James Richard Verone është akuzuar për vjedhjen e një dollari nga Banka RBC në Karolinën e Veriut e nuk mund të jetë më i kënaqur se kaq. Gjithë jetën Verone, një ish- shofer kamioni i kompanisë Coca- Cola ka qëndruar larg krimit, por tani me qejf i thotë burgut hapu pasi aty kujdesi shëndetësor është falas.
Verone hyri në bankë dhe i dorëzoi vajzës te arka një letër ku shkruhej, "Kjo është një vjedhje. Ju lutem më jepni një dollar.". Me fytyrën e George Washingtonit në dorë u ul në një stol në pritje të mbërritjes së patrullës së policisë.
Në rajonin e policisë shpjegoi se ka mbetur papunë dhe nuk arrin të përballet me problemet e tij shendetsore që në fakt mbeten vetëm një dollar larg.
59-vjeçari, ka probleme në gjoks dhe në këmbë dhe ishte i bindur se për strehë dhe mjekime falas si burgu nuk ka. Verone ka filluar marrjen e trajtimit mjekësor në burg e autoritetet thonë se tashmë përballet dhe me akuza për manipulim të sistemit.
Nga ana e tij ish- shoferi shpreson një dënim 3- vjeçar që do ti garantonte po kaq vjet mjekim pa para.