Skandal ne FIFA. Vere e mbushur me hetime

Kjo verë nuk do të jetë aspak e qetë për FIFA-n, e cila vazhdon të lundrojë në ujëra të turbullt pas skandaleve të njëpasnjëshëm që tronditën qeverinë botërore të futbollit. Komisioni i Etikës ka konfirmuar dyshimet për korrupsion dhe mitmarrje të disa prej anëtarëve më të lartë të FIFA-s, megjithëse deri tani bëhet fjalë vetëm për kundërshtarët e presidentit Sep Blatter.
Në një komunikatë të fundit, bëhet e ditur se Komisioni i Etikës ka gjetur fakte bindëse dhe të pakundërshtueshme në lidhje me përfshirjen e Jack Werner dhe Mohamed bin Hammam në blerjen e votës përpara zgjedhjeve për president në FIFA.
Warner, i cili është president i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut dha dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të FIFA-s, ndërsa bin Hammam u largua nga gara për president për t’i lejuar Blatter të fitojë mandatin e katërt në krye të qeverisë botërore të futbollit.
Sipas Komisionit të Ekikës, Warner ka mbledhur anëtarët e konfederatës së tij përpara votimit të 1 qershorit, ku Bin Hammam i ka premtuar secilit 40 mijë dollarë për t’i dhënë votën.
Të dy zyrtarët e lartë të futbollit botëror kanë mohuar cdo akuzë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të nxjerrin faktë që do të trondisin nga themelet FIFA-n.
Nertan Prifti