Ne cilat statistika eshte nena e Sukthit
Keto dite eshte ne Kuvend diskutimi i projektbuxhetit te vitit 2011. Ka shume probleme ky projekt i menaxhimit te financave publike nga ana e kesaj qeverie probleme te cilat po diskutohen dhe do te diskutohen edhe ne ditet ne vijim.
Ajo qe dua te ndaj me lexuesit eshte fakti se ne kete projekt deshtak megjithese pretendohet se ne vitin ne vazhdim do te kemi nje rritje te PBB me 55 papunesia nuk do te zvogelohet as edhe me nje te qindten pas presjes dhjetore. Ketu ka nje mosperputhje dhe nuk te duhet te jesh ekonomist per ta kuptuar.
Mora shkas te shkruaj pasi ndermjet materialeve te shumta te shkembyera midis kolegesh sidomos ne nje periudhe te ngjeshur si kjo e diskutimit te buxhetit 2011 gjej nje material te sjelle ne menyre elektronike nga kolegu im Ilir Beqja te titulluar Anketa e Forcave te Punes 2009 botuar nga INSTAT fare pak dite me pare.
Pervec normave te larta te papunesise qe te bejne pershtypje ajo qe me ra ne sy ishte nje grafik i titulluar Struktura e punesimit sipas gjinise. Sipas grafikut gjithmone te INSTAT rezulton se ne vitin 2009 ata qe punonin ne sektorin e bujqesise ishin 562 gra dhe 438 burra.
Ne fakt te gjithe e dime se puna ne bujqesi sidomos ne kushtet e nje mungese totale te investimeve kredive te buta mekanizimit si dhe harreses nga ana e qeverise se ketij sektori eshte nje pune e rende fizike ose thene ndryshe nje pune per burra.
Por nuk eshte keshtu per gruan shqiptare sidomos per ate qe jeton ne zona rurale ku pervec se i duhet te rrise femijet qe ne shumicen e rasteve nuk kane as cerdhe e as kopshte dhe te mbaje shtepine i duhet te punoje aren ne kushtet primitive ne te cilat ndodhet sot bujqesia shqiptare.
Me kot kerkova te gjej te dhena te ngjashme apo te aferta me nje vend tjeter Europian madje edhe me nje vend te rajonit. Shpresova te kishte nje shpjegim per keto dhe te tjera te dhena statistikore por me kot u rreka ta bej kete nepermjet faqes ne internet te Ministrise se Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
Faqja kishte te dhena statistikore deri ne vitin 2008 dhe kjo faqe ishte perditesuar per here te fundit vetem me 20 nentor 2009 pra ekzaktesisht nje vit me pare packa se brenda kesaj ministrie punojne qindra vete te ndare ne plot 40 drejtori e sektore.
Dicka tjeter tronditese ne po te njejtin botim zyrtar eshte niveli i papunesise tek te rinjte i cili eshte alarmant. Ne tre te rinj shqiptare njeri eshte i papune qofte ky djale apo vajze. Por me shume se kaq eshte alarmante shifra e papunesise nder vajza e gra. Shkalla e punesimit tek ato eshte per fat te keq vetem 436. Pra e thene thjeshte ne Shqiperi punojne me pak se gjysma e grave te afta dhe ne moshe per pune.
Ne kete pike te tranzicionit Shqiperia suksesshem ia ka mberritur te nxjerre ne drite strategji komplekse dhe te nderlikuara punesimi per gra apo strategji zgjidhjesh te problemeve gender. Ekziston edhe nje ligj i mire per keto ceshtje. Kemi rritur edhe numrin e grave ligjvenese ne Kuvendin e Shqiperise.
Kemi edhe nje ministri te tere me 40 drejtori zyra e sektore. Kemi edhe shume Organizata Joqeveritare e donatore te huaj qe kane punuar me seriozitet per te krijuar oaze ne kete shkretetire te abuzimit me te drejtat legjitime te nje pjese sa te rendesishme aq dhe vunerabel te shoqerise.
Por te gjitha keto nuk mund te mjaftojne dhe ne fakt nuk kane mjaftuar per te pasur nje pasqyre tjeter te situates ekonomike e shoqerore ne te cilen ndodhet gruaja dhe vajza shqiptare. E ne fakt megjithese ne bujqesi punojne 12 me shume gra se burra situata ekonomike dhe shoqerore e tyre eshte nder me te keqijat jo ne Rajon jo ne Europe por ne Bote.
Pak kilometra larg kryeqytetit nje nene qe humbi 4 femijet e saj nuk di se ne cilat statistika e kane futur ne ate te te qenit e punesuar apo jo te cilen nuk dihet nese ishte ne listat e njerezve qe marrin ndihme sociale te cilen nuk dihet nese e dinte qe ka buxhet e qeveri qe mendon per te ishte nje nene qe ne kete boten e strategjive dhe te buxheteve te sotme ka humbur gjithcka.
Buxhetet e kesaj qeverie perfshire ketu dhe kete qe kemi ne dore ne vend qe te vijne si mbeshtetese te ketyre strategjive vijne tek ne si paketa te thata qe nuk thone asgje dhe nuk permbajne asnje nxites te qenesishem apo shtytes qe kete ekonomi dhe keta njerez keta te rinj e keto gra ti nxjerre nga varferia nga mungesa e sherbimeve nga analfabetizmi dhe injoranca.
Nderkohe qe buxhetet duhet te ndihmojne ekonomite te dalin nga krizat afatgjata apo nivelet e uleta te zhvillimit te rrisin punesimin dhe mireqenien e njerezve sidomos te atyre ne nevoje. Nuk eshte ky rasti i projektbuxhetit qe keni ne dore e nderkohe punesimi mbetet nje nder plaget me te medha te shoqerise shqiptare.