Kritikat e Daul KE Shqiperia mori ate qe meritonte

Pavaresisht kritikave te shprehura gjate konferences per shtyp nga shefi i PPE-se Josef Daul Komisioni Europian nuk ndryshon qendrim.
Gjate panelit Ballkani ne zemer te Europes Komisioneri Shtefan Fyle deklaroi se Shqiperia mori ate qe meritonte me 9 nentor.
Pala shqiptare perfaqesuar ne takimin e se djathtes europiane nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e kryeministri Sali Berisha shprehen pakenaqesi mbi mungesen e transparences nga Bashkimi Europian dhe mosperfshirjen ne raport te punes se bere nga parlamenti shqiptar.
Kryetarja Topalli permendi se jane miratuar nje sere ligjesh por komisioneri Fyle u shpreh se Komisionit i intereson zbatimi i tyre me shume se miratimi ne leter.