Dukati Jane pronat tona

Zonat e fshatit Dukat jane territor qe shtrihen nga Kepi i Gjuhezes deri ne fshatin e Llogarase tregon Edviol Kulluri nje i ri i zones.
Ai se bashku me disa djem te tjere te rinj te zgjedhur unanim nga Kuvendi i Madh i Dukatit per te perfaqesuar kerkesat e tyre thote se kane mjaft fakte qe vertetojne pronesine e dukatasve.
Fakti i pare jane emertimet e vendeve qe mbajne emrat e fshatareve te Dukatit. Se dyti kemi edhe varret e te pareve tane. Gjithashtu kemi edhe dokumenta pronesore me shumice thote Kulluri.
Javen e kaluar banoret e Dukatit u perlasen fort me policine pas nje proteste te paralajmeruar. Ata kerkuan me ngulm njohjen e pronave. Por prefekti i Vlores i cili ka pak kohe ne kete detyre thote se kauza e dukatasve mund te fitohet ligjerisht pa nevojen e formave te tilla radikale.
Nese u drejtohen organeve shteterore kjo zgjidhje eksizton me gjithe ndryshimet ne ligj qe nuk i heqin te drejten e prones pronarit shprehet Eduart Vecani prefeket i Vlores.
Ne fakt dukatasit e kishin provuar me kohe nje rruge te tille por jane ndeshur me heshtjen cinike pse jo dhe te qellimte te pushtetit.
Ne e kemi ezauruar rrugen ligjore ne te gjitha format e mundshme. Nuk kemi marre asnje pergjigje dhe na eshte injoruar i gjithe dokumentacioni shprehet Kulluri.
Kete fakt e konfirmon edhe kryetari i bashkise se Orikumit qe ka nen administratim dhe Dukatin packa se banoret e ketij fshati thone se Orikumi nuk ka ekzistuar perpara Dukatit.
Pjesa me e madhe e banoreve kane hartur dosjet e pronesise. Disa prej tyre kane dosje te plota dhe prona u duhej rikthyer. Ka edhe nje kategori tjeter qe nuk arrijne dot te tregojne kufijte dhe pretendojne. Ka edhe nje kategori tjeter qe i mungon dokumentat arshivore shpjegon kryebashkiaku Kanan Braho.
Ne fakt benzina qe i vuri zjarrin protestes se Dukatit ishte vendimi i qeverise per ndertimin ne gadishullin e Karaburunit nga nje shoqeri italiane te nje parku elioenergjitike prej te cilit fitohet energji elektrike nga turbinat qe vihen ne levizje nga era. Dukatasit thone se nuk jane kunder ndertimit te kesaj vepre por vendimin per pronat e tyre duhet ta marrin ata dhe jo vetem qeveria.
Te na njohe pronen te na jape certifikatat e pronesise dhe ajo firme italiane te vije te investoje por ne radhe te pare te merret vesh me pronaret e tokes shprehet Kulluri.
Ne gjykojme qe ne fillim te kthehet prona dhe pastaj gjithcka te zgjidhet sipas menyres se duhur thekson Braho.
Ndersa prefekti i Vlores me gjakftohte ne kete histori thote se ai nuk shikon konflikt.
Nuk shoh asnje konflikt pasi ligji i konfliktit dhe kompensimit te pronave ua njeh pronen pronareve thote ai.
Por sipas ligjit per mbrojtjen e investimeve te huaja shteti futet si pale me investitoret kunder pronarit qe pretendon pronen. Ne rastin e Dukatit shteti rreshtohet kunder banoreve ndaj konfliki kthehet serish ne origjine mes Dukatit dhe qeverise e cila ende nuk i ka kthyer pergjigje per pronat. Opozita e ka kundershtuar kete ligj pikerisht pse prodhon konflikt dhe nuk e shuan ate.
E pare ne kete kendveshtrim ngjarja ne Dukat pervec skenes se pakenaqesise fsheh edhe dredhin e shtetit. Ndaj duket protesta e Dukatit nuk ka me as zgjidhje ligjore.
Jemi shume te bindur dhe te vendosur qe te shkojme deri ne fund. Ne do te qendrojme dhe mbrojme token tone me cdo kusht shprehet Kulluri.