E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne dhe Europa, PR pershendet Berishen

PR konsideron se aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE eshte rrjedhoje e reformave te nderrmara nga qeveria, dhe se PS po shfaqet kunder reformave integruese te vendit.

“Fushata qe Rama ka filluar per Shqiperine e cila shikon mbrapa, eshte gjeja me e pashembullt. Deklaratat e Rames vijne ne nje moment kur vendi yne po shkon drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar republikani Arjan Madhi.

Nje kunderargument vjen nga selia roze, e cila thote se liberalizimi i vizave po mbahet peng nga korrupsioni qeveritar.

“Shqiptaret e dijne fare mire se vuajne haracin e vizave per shkak te korrupsionit te Berishes. PS ka hartuar nje program qe permban hapa konkret per permbushjen e kushteve ne gjysmen e vitit te pare te mandatit qeverises”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›