Ushtroi dhune, pezullohet polici i kufirit

Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit ka pezulluar nga detyra shefin e kufirit te komisariatit te Rinasit, i cili ka goditur ne ambjentet e nje agjencie turistike nje shtetas kroat, si dhe nje shtetase shqiptare shtatzene, punonjese e nje agjencie.
Ngjarja kishte ndodhur mbremjen e se martes, ndersa shtetasi kroat, punonjes i ambasades kroate ne Shqiperi pasi eshte dhunuar i eshte drejtuar policise per te bere kallezim penal.
Policia tha gjate nje komunikimi per mediat, se do te pritet perfundimi i hetimit per penalizimin e metejshem te efektivit te saj Astrit Gjopali.
Gjate kallezimit qe policia i ka marre shtetases shqiptare, ka verifikuar edhe nje gjendje te komplikuar shendetesore te saj si pasoje e dhunes se ushtruar.
Shkak per dhunen e ushtruar ka qene mohimi qe i eshte bere nga ambasada kroate vizave per disa turiste qe ishin marre persiper per t’u transportuar nga polici Gjopali, i cili eshte edhe bashkepronar i nje agjencie turistike.