Ne dhe Lidhja e Prizrenit
Gjatë ekzistencës së tij, kombi
e ka të nevojshme që të
shohë mbrapa nëpër rrugën
që ka përshkuar, të vlerësojë
përvojat dhe të planifikojë të ardhmen.
Sigurisht që këtë gjë nuk e bëjnë të gjithë
anëtarët e kombit, si kolektiv. Zakonisht
këtë e bëjnë institucionet shtetërore,
që mund të jenë të specializuara për
këtë gjë, si edhe ata qytetarë për të cilët
mirëqenia e bashkësisë kombëtare
përbën vlerën më të lartë prej nga ata
marrin kuptime domethënëse për jetët e
tyre. Në funksion të kujtesës kombëtare
në këtë mënyrë krijohen edhe traditat
përkujtimore që i shërbejnë kombit në
trajtën e ritualeve publike.
Një ritual dhe përkujtesë publike
për kombin shqiptar është mbledhja e
mbajtur 131 vjet më parë, më 10 qershor
1878 në Prizren, prej nga do të krijohej
organizimi shqiptar i quajtur Lidhja e
Prizrenit. Ajo u nis si një besëlidhje e
krerëve të fiseve veriore për mbrojtjen
e territoreve të tyre nga pushtimi prej
sllavëve, por shumë shpejt u kthye në
një organizatë për mbrojtjen e atdheut
dhe të interesave të kombit shqiptar.
Prandaj, nëse ka një fillesë historike të
artikulimit politik të "kombit shqiptar"
dhe të veprimit politik të frymëzuar,
midis të tjerash edhe nga përfytyrimi
i një kombi shqiptar, patjetër që këtë
fillesë e përbën Lidhja e Prizrenit. Lidhja
doli prej suazës së "lokales" për të marrë
konturet e një shteti të shqiptarëve.
Pavarësisht se ai nuk arriti të formohej
në atë kohë, për arsyet që dihen, programi
politik i Lidhjes u bë programi i
Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe pas
vitit 1912, frymëzuesi i idesë së bashkimit
kombëtar. Shumë zëra qahen sot
se shqiptarët nuk kanë një program të
vetëm të bashkimit kombëtar. Në fakt,
në bërthamën e tij të pandryshueshme,
ky program na është dhënë nga Lidhja
e Prizrenit. Sot mbetet vetëm që t‘ia
përshtatim kohës dhe, sipas koniunkturave
brendashqiptare dhe të jashtme, të
punohet për ta shtjelluar dhe realizuar.
Kjo është edhe arsyeja themelore
e "kthimit mbrapa" sot te periudha e
Lidhjes, në emër të së ardhmes përpara
kombit shqiptar. Ky nuk duhet
kuptuar si një kthim mekanik për të
jetësuar sërish Lidhjen, apo pikërisht
atë bashkim të atëhershëm të parisë
shqiptare. Ngjarjet historike janë unike,
domethënë të papërsëritshme. Ky
nuk duhet kuptuar as si një idealizim
romantik i Lidhjes, e cila patjetër që
pati dobësitë e veta në gjykimin tonë
sot. Mirëpo ky është në radhë të parë
një kthim moral te fillesa e një projekti
që duhet ripërtërirë dhe pasuruar, është
një kthim orientues, sipas shprehjes së
njohur se ai që nuk di se nga vjen, nuk
di as ku shkon.
Në këtë frymë, njohja e ngjarjeve
të disa viteve të vrullshme që pasuan
10 qershorin 1878, në mënyrë të
pashmangshme na bën që të ngremë
paralelizma me situatën sot të kombit
shqiptar. Le të bëjmë këtu një tentativë,
sado e cunguar që mund të jetë.
Lidhja organizoi forcat e qëndresës
shqiptare nëpër gjithë viset etnike si
një njësi të vetme, pa e njohur ndarjen
e vilajeteve të Perandorisë Osmane.
Sot shqiptarët jetojnë në disa "vilajete"
shtetërore dhe një organizim si ai i
Lidhjes është i pamundur, por kjo nuk
do të thotë se nuk ekzistojnë hapësira
për organizime të shqiptarëve, si për
shembull në shoqërinë civile. Por, në
fakt, mungon në një pjesë të madhe
frymëzimi kombëtar.
Veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit
pati një shtrirje gjeografike që asnjë
lëvizje kombëtare shqiptare e mëpasshme
nuk arriti ta kishte. Kuptohet
që më shumë Lidhja veproi në zonat
kufitare, por organizimi dhe mobilizimi
i saj përfshiu pothuaj të gjitha krahinat
shqiptare të kohës. Ajo mund të shihet
si një mobilizim vullnetar shqiptar aty
ku strukturat shtetërore osmane nuk e
përkrahën programin e saj dhe aty ku
e përkrahën, ajo e përdori organizimin
shtetëror osman. Sot kemi një shtet
shqiptar që bashkimin kombëtar e ka
detyrim kushtetues, një shtet të porsaformuar,
që me Kushtetutë e ndalon këtë
gjë dhe enklava shqiptare në shtete të
tjera, që në rastin më të mirë udhëhiqen
nga sisteme partitokratike. Ata që duan
afrimin e pjesëve të ndara të kombit,
duhet që diku të përpiqen ta përdorin
shtetin, diku tjetër partitë politike, diku
tjetër hapësirën për organizime vullnetare
për të drejtat civile, por mbi të gjitha
nevojitet bashkërendimi i punës dhe
mirorganizimi! Askush të mos ndjehet i
vetëm nëse punon për kombin!
Një rol qendror në radikalizmin e
programit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit
luajtën intelektualët shqiptarë në
diasporë, në radhë të parë Komiteti i
Stambollit. Sot kemi një diasporë shumë
herë më të madhe dhe që po fuqizohet
dita-ditës. Roli i saj ishte i pazëvendësueshëm
gjatë luftërave në Kosovë në
1998-1999 dhe IRJM në 2001-shin. Çdo
veprim kombëtar nuk mund të ketë
sukses pa aktivizimin e diasporës, e cila
në kushtet e emigracionit së paku ka
potencialin e bashkimit për një "dëshirë
e një qëllim", që në Ballkan është shumë
i vështirë prej kufijve shtetërorë. Këtu
duhet bërë kujdes që veprimi diplomatik
i dy shteteve shqiptare të mos krijojë
ndarje artificiale në diasporë.
Rrethanat ndërkombëtare ndikuan
jo pak si në krijimin dhe veprimtarinë
e Lidhjes së Prizrenit, po ashtu edhe
në shtypjen e saj. Lidhja u përça së
brendshmi edhe prej dilemës me apo
kundër Perandorisë, ndërkohë që zgjidhja
e përkohshme në tryezën diplomatike
e "çështjes së Lindjes" e dobësoi
interesin ndërkombëtar te Lidhja e
shqiptarëve. Sot, veprimi ynë kundër
të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, "me
forcat tona" mund të jetë izolues, kundërproduktiv,
madje vetëvrasës. Neve
sërish na duhet të njohim koniunkturat
ndërkombëtare, konkurrencën midis atyre
që atëherë quheshin Fuqitë e Mëdha
dhe sot me eufemizmin e "bashkësisë
ndërkombëtare". Nëse politika ndërkombëtare
është një det me tallaze, na
duhet të dimë se nga cila anë fryn era që
do të na çojë pranë ndonjë porti të sigurt,
por timonin e anijes duhet ta kemi
ne, ndryshe do të endemi pa drejtim dhe
gjithmonë të rrezikuar nga mbytja.
Patjetër që mund të hiqen paralelizma
të tjerë midis rrethanave të Lidhjes
së Prizrenit dhe situatës së sotme të
shqiptarëve, sikurse mund të hiqen të
tilla edhe me rrethana të tjera historike
të lëvizjes kombëtare. E rëndësishme
është që ato t‘i shërbejnë praxis të
bashkëpunimit kombëtar të shqiptarëve
në koniunkturat e tanishme!
e ka të nevojshme që të
shohë mbrapa nëpër rrugën
që ka përshkuar, të vlerësojë
përvojat dhe të planifikojë të ardhmen.
Sigurisht që këtë gjë nuk e bëjnë të gjithë
anëtarët e kombit, si kolektiv. Zakonisht
këtë e bëjnë institucionet shtetërore,
që mund të jenë të specializuara për
këtë gjë, si edhe ata qytetarë për të cilët
mirëqenia e bashkësisë kombëtare
përbën vlerën më të lartë prej nga ata
marrin kuptime domethënëse për jetët e
tyre. Në funksion të kujtesës kombëtare
në këtë mënyrë krijohen edhe traditat
përkujtimore që i shërbejnë kombit në
trajtën e ritualeve publike.
Një ritual dhe përkujtesë publike
për kombin shqiptar është mbledhja e
mbajtur 131 vjet më parë, më 10 qershor
1878 në Prizren, prej nga do të krijohej
organizimi shqiptar i quajtur Lidhja e
Prizrenit. Ajo u nis si një besëlidhje e
krerëve të fiseve veriore për mbrojtjen
e territoreve të tyre nga pushtimi prej
sllavëve, por shumë shpejt u kthye në
një organizatë për mbrojtjen e atdheut
dhe të interesave të kombit shqiptar.
Prandaj, nëse ka një fillesë historike të
artikulimit politik të "kombit shqiptar"
dhe të veprimit politik të frymëzuar,
midis të tjerash edhe nga përfytyrimi
i një kombi shqiptar, patjetër që këtë
fillesë e përbën Lidhja e Prizrenit. Lidhja
doli prej suazës së "lokales" për të marrë
konturet e një shteti të shqiptarëve.
Pavarësisht se ai nuk arriti të formohej
në atë kohë, për arsyet që dihen, programi
politik i Lidhjes u bë programi i
Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe pas
vitit 1912, frymëzuesi i idesë së bashkimit
kombëtar. Shumë zëra qahen sot
se shqiptarët nuk kanë një program të
vetëm të bashkimit kombëtar. Në fakt,
në bërthamën e tij të pandryshueshme,
ky program na është dhënë nga Lidhja
e Prizrenit. Sot mbetet vetëm që t‘ia
përshtatim kohës dhe, sipas koniunkturave
brendashqiptare dhe të jashtme, të
punohet për ta shtjelluar dhe realizuar.
Kjo është edhe arsyeja themelore
e "kthimit mbrapa" sot te periudha e
Lidhjes, në emër të së ardhmes përpara
kombit shqiptar. Ky nuk duhet
kuptuar si një kthim mekanik për të
jetësuar sërish Lidhjen, apo pikërisht
atë bashkim të atëhershëm të parisë
shqiptare. Ngjarjet historike janë unike,
domethënë të papërsëritshme. Ky
nuk duhet kuptuar as si një idealizim
romantik i Lidhjes, e cila patjetër që
pati dobësitë e veta në gjykimin tonë
sot. Mirëpo ky është në radhë të parë
një kthim moral te fillesa e një projekti
që duhet ripërtërirë dhe pasuruar, është
një kthim orientues, sipas shprehjes së
njohur se ai që nuk di se nga vjen, nuk
di as ku shkon.
Në këtë frymë, njohja e ngjarjeve
të disa viteve të vrullshme që pasuan
10 qershorin 1878, në mënyrë të
pashmangshme na bën që të ngremë
paralelizma me situatën sot të kombit
shqiptar. Le të bëjmë këtu një tentativë,
sado e cunguar që mund të jetë.
Lidhja organizoi forcat e qëndresës
shqiptare nëpër gjithë viset etnike si
një njësi të vetme, pa e njohur ndarjen
e vilajeteve të Perandorisë Osmane.
Sot shqiptarët jetojnë në disa "vilajete"
shtetërore dhe një organizim si ai i
Lidhjes është i pamundur, por kjo nuk
do të thotë se nuk ekzistojnë hapësira
për organizime të shqiptarëve, si për
shembull në shoqërinë civile. Por, në
fakt, mungon në një pjesë të madhe
frymëzimi kombëtar.
Veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit
pati një shtrirje gjeografike që asnjë
lëvizje kombëtare shqiptare e mëpasshme
nuk arriti ta kishte. Kuptohet
që më shumë Lidhja veproi në zonat
kufitare, por organizimi dhe mobilizimi
i saj përfshiu pothuaj të gjitha krahinat
shqiptare të kohës. Ajo mund të shihet
si një mobilizim vullnetar shqiptar aty
ku strukturat shtetërore osmane nuk e
përkrahën programin e saj dhe aty ku
e përkrahën, ajo e përdori organizimin
shtetëror osman. Sot kemi një shtet
shqiptar që bashkimin kombëtar e ka
detyrim kushtetues, një shtet të porsaformuar,
që me Kushtetutë e ndalon këtë
gjë dhe enklava shqiptare në shtete të
tjera, që në rastin më të mirë udhëhiqen
nga sisteme partitokratike. Ata që duan
afrimin e pjesëve të ndara të kombit,
duhet që diku të përpiqen ta përdorin
shtetin, diku tjetër partitë politike, diku
tjetër hapësirën për organizime vullnetare
për të drejtat civile, por mbi të gjitha
nevojitet bashkërendimi i punës dhe
mirorganizimi! Askush të mos ndjehet i
vetëm nëse punon për kombin!
Një rol qendror në radikalizmin e
programit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit
luajtën intelektualët shqiptarë në
diasporë, në radhë të parë Komiteti i
Stambollit. Sot kemi një diasporë shumë
herë më të madhe dhe që po fuqizohet
dita-ditës. Roli i saj ishte i pazëvendësueshëm
gjatë luftërave në Kosovë në
1998-1999 dhe IRJM në 2001-shin. Çdo
veprim kombëtar nuk mund të ketë
sukses pa aktivizimin e diasporës, e cila
në kushtet e emigracionit së paku ka
potencialin e bashkimit për një "dëshirë
e një qëllim", që në Ballkan është shumë
i vështirë prej kufijve shtetërorë. Këtu
duhet bërë kujdes që veprimi diplomatik
i dy shteteve shqiptare të mos krijojë
ndarje artificiale në diasporë.
Rrethanat ndërkombëtare ndikuan
jo pak si në krijimin dhe veprimtarinë
e Lidhjes së Prizrenit, po ashtu edhe
në shtypjen e saj. Lidhja u përça së
brendshmi edhe prej dilemës me apo
kundër Perandorisë, ndërkohë që zgjidhja
e përkohshme në tryezën diplomatike
e "çështjes së Lindjes" e dobësoi
interesin ndërkombëtar te Lidhja e
shqiptarëve. Sot, veprimi ynë kundër
të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, "me
forcat tona" mund të jetë izolues, kundërproduktiv,
madje vetëvrasës. Neve
sërish na duhet të njohim koniunkturat
ndërkombëtare, konkurrencën midis atyre
që atëherë quheshin Fuqitë e Mëdha
dhe sot me eufemizmin e "bashkësisë
ndërkombëtare". Nëse politika ndërkombëtare
është një det me tallaze, na
duhet të dimë se nga cila anë fryn era që
do të na çojë pranë ndonjë porti të sigurt,
por timonin e anijes duhet ta kemi
ne, ndryshe do të endemi pa drejtim dhe
gjithmonë të rrezikuar nga mbytja.
Patjetër që mund të hiqen paralelizma
të tjerë midis rrethanave të Lidhjes
së Prizrenit dhe situatës së sotme të
shqiptarëve, sikurse mund të hiqen të
tilla edhe me rrethana të tjera historike
të lëvizjes kombëtare. E rëndësishme
është që ato t‘i shërbejnë praxis të
bashkëpunimit kombëtar të shqiptarëve
në koniunkturat e tanishme!