Fajon: Të gjithë qytetarët e Ballkanit kanë të drejtë të lëvizin lirisht
Zonja Fajon ju jeni një ndër zërat më të fortë të PE-së që mendoni se KE, duhet të heqë vizat me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pse besoni në një qendrim të tillë?
Besoj fort se të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë të drejtën të lëvizin lirisht në BE. Unë vij nga Sllovenia, disa qindra kilometra prej këtej dhe është e vështirë të kuptosh sot se të rinjtë apo ata që nuk kanë shumë para, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë të lirë në Europë.
Mendoj se ne nuk duhet të vendosim mure të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor, por fatkeqësisht i kemi. Së fundmi festuam 20-vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe nga ana tjetër kemi këto ndarje me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Paralajmërova fort Parlamentin Europian se nuk është e drejtë që Shqipëria dhe Bosnja u lanë jashtë këtij raundi të parë të liberalizimit të vizave sepse në bëjmë ndarje të reja mes njerëzve dhe së fundmi, ne vendosim mbi fatin e tyre t’u japim mundësi për të udhëtuar të lirë.
Ndoshta sepse unë vij nga rajoni e kuptoj më mirë këtë. Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara dhe besoj se qytetarët e këtij vendi do të kenë sa më shpejt të jetë e mundur, mundësinë për të udhëtuar pa viza.
Keni një opinion mbi të gjitha përpjekjet e qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të udhërrëfyesit për vizat?
Pata këto dy ditë shansin për të folur me përfaqësues të qeverisë, Ministrin e Jashtëm, Kryeministrin, mora garanci të plotë se qeveria po bën shumë në këtë drejtim. Progresi i arritur në muajt e fundit u njoh dhe nga Komisioni Europian. Por shumë gjëra duhet të bëhen gjithashtu. Shumica në fushën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mendoj se vendi ka akoma për të bërë disa përpjekje konkrete dhe besoj se kushtet dhe afatet e vendosura nga Komisioni Europian do të përmbushen në fillim të vitit që vjen.
Është e rëndësishme që vendi të ketë të njejtat qëllime, ky është procesi i liberalizimit të vizave vetëm duke punuar sëbashku me dialog demokratik është e mundur që rezultatet të ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Pra ju mendoni se në këtë proces është po aq i rëndësishëm edhe roli i opozitës?
Mendoj se është e rëndësishme të ketë dialog parlamentar. Nuk është e dobishme që palët nuk po vendosin dialogun dhe komunikimin, mu shpjegua se disa ligje që presin në parlament kërkojnë një mazhorancë prej 3/5 për miratim ndaj dhe ju keni nevojën e opozitës. Dhe jo vetëm për këtë, është e rëndësishme të keni në parlament çdo njërin prej tyre prezent, njerëzit që kanë zgjedhur qytetarët. Pra është e rëndësishme dialogu me funksionimi demokratik i institucioneve.
Zonja Fajon, besoni se mesi i vitit 2010 do të shënojë dhe marrjen e vendimit për liberalizim të vizave BE-Shqipëri?
Mendoj se është realist, ndoshta jam më shumë optimiste për shkak të karakterit tim.
Mendoj se është realiste për të pritur që kjo të ndodhë. Por edhe një herë, për këtë është e nevojshme që vendi të ketë të gjitha rezultatet në fillim të vitit që vjen. Nëse ky nuk është rasti do të humbet kohë. Nga ana jonë, ne nuk do të humbasim kohë mendoj se ka një angazhim të fortë nga Këshilli, Komisioni e Parlamenti me hyrjen në fuqi dhe të Traktatit të Lisbonës që të bëjmë gjithçka për të mos humbur kohë. Por autoritetet duhet të përmbushin në kohë edhe ato detyrime të mbetura sa më parë të jetë e mundur.