Ne dileme falja e gjakut
Me 4 tetor perfundoi afati i konkurrimit te filmave per cmimet Oscar. Tre filma mes tyre edhe filmi shqiptar i Joshua Martsonit jane klasifikuar si te rrezikuar qe ne fillim per shkak te polemikave qe hapen ne vendet prej nga vijne. Nje terbim ka shperthyer ne Shqiperi ne perzgjedhjen e filmit qe do te prezantoje kombin e vogel per cmimet Oscar.
Vendi ballkanik i famshem per adhurimin e Wisdom Norman po debaton per perzgjedhjen qe ka bere Qendra Kinematografike Kombetare kur i dha te drejten e perfaqesimit ne kategorine e Filmit me te mire ne gjuhe te huaj per Oscar regjisorit amerikan Joshua Martson - shkruan ditorja londineze The Guardian pak ore para mbylljes se aftit per konkurrim.
Sipas web-faqes zyrtare te Akademise Amerikane te Filmit deri te henen jane regjistruar 44 filma ne gjuhe te huaja qe synojne cmimin me prestigjioz te kinemase boterore ndonese deri ne perfundim te afatit pritej ardhja e edhe 20 filmave tjere.
Por disa prej filmave qe ne procesin e regjistrimit kane hapur diskutime dhe polemika pohon web-faqja e cmimeve Oscar e cila si te tille radhite filmin Falja e gjakut te Joshua Martson i cili eshte percjelle me nje leter ankese nga regjisori Bujar Alimani sipas te cilit Falja e gjakut nuk perfaqeson teresisht kinematografine shqiptare.
Vec filmit shqiptar ne listen e filmave te diskutueshem eshte edhe filmi kinez Lufta e Luleve i regjisorit Zhang Yimou dhe ai filmi francez Deklarate e Luftes.