E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika per Rafaelin asht e shenjte

Nje kartoline prof. Rafael Shabanit krijuesi i klases moderne te C/Bassit ne Shkoder. Mbas mbarimit te studimeve profesor Rafaeli me nje vullnet dhe perkushtim prej intelektuali dhe muzikanti punoi per krijimin e klases se Kontrabasit ne Shkoder. Ai ndryshoi paradigmen e lojes se Kontrabasit duke i dhane lojes impulse profesioniste moderne. Ai asht gjithashtu nji muzikant qe ka deshire te shkruaje muzike dhe te orkestroje per grupe te ndryshme

Rafael Shabani asht krijuesi i klases moderne te C/Bassit ne Shkoder. Mbas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane ai u perkushtue totalisht krijimit te kesaj klase e cila ishte nder ma te mirat ne te gjithe Shqipnine dhe zhvillimit dhe cuarjes perpara te ketij instrumenti i cili asht shume i rendesishem per veglat e harqeve dhe orkestren ne pergjithesi. C/Basi asht nje instrument elitar qe kerkon shume vullnet dhe perkushtim per tu rrit nga ana teknike dhe konceptuale. C/Basi per orkestren simfonike asht si themeli per shtepine. Gjithashtu ky instrument ka evoluar edhe ne planin teknik dhe muzikal. Sot numerohen me qindra soliste ne te gjithe boten te cilet kane tejkaluar edhe raportet fizike te ketij instrumenti. Edhe ne Shqipni sot ka instrumentiste qe lozin solo sic asht rasti i prof. Arben Bashes qe ka kene nxanes i prof. Shabanit. Per ta sqarue lexuesin kontrabasi asht pjese e veglave te harqeve te orkestres simfonike dhe i ansambleve te vogla te dhomes ne muziken klasike perendimore. C/ basi asht perdorur ne zhanret tjera te muzikes si Jazz dhe ne 1950 ne stilin e Bluzit dhe Rock and rroll Tango dhe muzikes Folk. Edhe ne vendin tone asht perdorur gjithashtu ne orkestrat e muzikes tradicionale popullore-qytetare.

Dubel basi eshte konsideruar pasardhes modern i familjes se instrumenteve te harqeve qe e ka origjinen ne Evrope ne shekullin 15-te dhe eshte pershkruar si violine bas. Para shekullit te 20-te basi dubel sic eshte quajtur Kontrabasi ka patur tri tela. Disa instrumente ekzistues ato te bere nga Gasparo da Salograve ishin konvertuar ne shekullin e 16-te ne Violini me 6 tela.

Gasparo da Salograve ka kene nje prej konstruktoreve te violines ekspert dhe instrumentist per dubel bas i cili ka lane 100 dokumente te shkruar dhe mbi 80 instrumente origjinale te bera me doren e tij. Ne Shqiperi nuk dihet sakte se kush asht i pari qe e ka sjelle Kontrabasin dhe futur ne orkester. Por mendoj se ka ardhur ndermjet viteve 20-40-te te shekullit qe kaloi. Ne fakt per arsye historike kulturore dhe politike ky instrument nuk ka patur ndonje zhvillim te natyres evropiane por me hapjen e Liceut artistik Jordan Misja mbas luftes se dyte boterore u fut ne programet e studimit. Kontrabasisti virtuoz italian Domenico Dragoneti i ka ndihmuar dhe inkurajuar kompozitoret me i dhane me shume veshtiresi ketij instrumenti.

Vitet lsquo900

Figura qendrore e dubel basit ne fillimet e shekullit te 20 ishte Serge Koussevitzky i cili e popullarizoi dubel basin ne kohet moderne si instrument solist. Ne mes te shekullit dhe me vone u shkruan shume koncerte te rinj per Kontrabas si p.sh. koncerti Nikolaos Skalkottas 1942 koncerti i Gunther Schuller-it 1962 dhe koncerti i Hans Werner Henze-s 1966.

Nje instrumentist shume i randesishm ne kete periudhe asht Bertram Turetzky i cili ka luajtur mbi 300 vepra per Kontrabas. Pikerisht kjo specifike e ketij instrumenti shume mistik dhe interesant e vuri Rafael Shabanin mbas studimeve te larta para nje fakti qe duhej te zhvillohej dhe te ndryshonte jo vetem mentaliteti i instrumentisteve por edhe i publikut per te. Pikerisht per keto arsye profesor Eli ju vu punes per mesimin dhe cuarjen perpara te ketij instrumenti ne qytetin e Shkodres.

Me dhjetera nxanes nga Shkodra dhe Shqipnia e veriut perfunduen me rezultate te shkelqyera ne klasen e profesor Rafaelit dhe ma vone Akademine e Arteve po me nivel te larte artistik.

Profesor Rafaeli ne shkollen fillore ka studiuar violine. Qe ne fillimet e studimeve per muzike u duk qarte aftesia pasioni i tij dhe talenti per fushen e muzikes. Nje mike e jona pianistja Marita Vuksani shkruante ne komentet e saja qe Muzika per Rafaelin asht e shenjte.

Prof. Shabani studimet per Kontrabas i filloi ne klasen e profesor Filip Kolekes ne Liceun artistik Jordan Misja ne Tirane.

Mbasi mbaroi studimet e mesme ne Liceun artistik profesor Shabani vazhdoi studimet ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane ku i mbaroi shkelqyer.

Mbas mbarimit te studimeve profesor Rafaeli me nje vullnet dhe perkushtim prej intelektuali dhe muzikanti punoi per krijimin e klases se Kontrabasit ne Shkoder. Ai ndryshoi paradigmen e lojes se Kontrabasit duke i dhane lojes impulse profesioniste moderne.

Ai asht gjithashtu nji muzikant qe ka deshire te shkruaje muzike dhe te orkestroje per grupe te ndryshme. Rafaeli preferon muziken klasike por nuk le mbas dore dhe muziken popullore-qytetare te cilen e ka per shume zemer. Rafaeli ka orkestrue shume pjese te bukura per formacione harqesh dhe fryme. Rafaeli gjithashtu qe para viteve 90-t ka luajtur solo ne Kontrabas nder instrumentistet e pare ne Shqipni.

Rafael Shabani asht dhe krijuesi i ish grupit Tring Zilja per femije nji risi per kohen dhe i ndihmoi shume femijet per lojen ne ansambel. Tring zilja mund te quhet edhe si grupi pionier i kesaj natyre ne Shqipni.

Ai asht anetare i filarmonise se Shkodres per shume vite dhe asht gjithashtu spala i vegles se Kontrabasit. Shabani ka luajtur ne te gjitha ansamblet e dhomes dhe koncertet e organizuara nga muzikante te muzikes serioze dhe popullore ne Shkoder. Ai ka luajtur me shume pasion edhe me grupet e frymes vegla te cilat i pelqejne shume pasi jane te lidhuna me temperamentin e tij shume ekspresiv sic jane Tromba dhe Tromboni e Corno.

Profesor Shabani ka shkruar dy metoda per instrumentin e Contrabasit. Keto tekstete parat ne llojin e tyre kane vlera teknike dhe muzikale. Ai ka kene dhe asht i pranishem ne te gjitha aktivitetet kulturore te qytetit te Shkodres dhe ne Shqipni.

Rafael Shabani ban pjese ne intelektualet profesioniste te Shkodres dhe Shqipnise gjithmone i interesuem edhe per kulturat dhe muziken e popujve te ndryshem. Ai flet dhe kendon italisht shume mire krahas muzikes tone tradicionale. Para disa ditesh organizuem nje aktivitet ne qytetin e Durresit per promovimin e kanges qytetare shkodrane ku Rrafaeli kendoi luajti ne C/Bas dhe pati nje komunikim pasionant me publikun. Ky shkrim modest ishte nji kartoline e vogel per diten e Emnit te profesor Rafaelit e qe do pasohet me nji studim te mirefillte per punen e tij si intelektual dhe muzikant profesionist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›