E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli me mësueset: Edukimi është “buka e shpirtit”

Një tufë mimozash ka qenë dhurata e kryetares së Kuvendit për mësueset me rastin e festës. Si të gjithe krerët e shtetit edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka uruar mësueset me rastin e 7 marsit me anë të një aktiviteti të organizuar në ambjentet e kryesisë së Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e palodhur të mësueseve në edukimin e fëmijëve.

“Edukimi është gjëja më e rëndësishme, është ai që çon vendin në zhvillim dhe progres. Edukimi mund të konsiderohet edhe si “buka e shpirtit”. Në fëmijërinë e çdo individi ndodh që ndjesia i paraprin çdo refleksioni, dhe ky është mësuesi i tyre i parë, është mësuesja e tyre e parë, dhe kjo është gjëja më e bukur që ndodh te secili që ne e kemi gjënë më të shtrenjtë, që është dhuratë e dashurisë, që është dhuratë e zotit” tha Kryetarja e Kuvendit
 

Në atmosferën e aktiviteteve për 7-8 Marsin, në mjediset e jashtme të Kryesisë së Kuvendit u hap një ekspozitë me piktura të nxënësve të shkollave të Tiranës, në mirënjohje dhe respekt për mësuesit dhe figurën e nënës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›