E Diel, 1 Nëntor 2026

Në ditën e tretë të punimeve të Kongresit të 23-të Internacionales Socialiste, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Z. Fatos Nano u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internaci

Në ditën e tretë të punimeve të Kongresit të 23-të Internacionales Socialiste, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Z. Fatos Nano u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ajala, Kryeministrin e Rumanisë Adrian Nastase, Kryeministrin e Danimarkës, me kryeministrin e Serbisë Zoran Xhivkovic, me atë të Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe kryetarin e delagacionit SDP të Gjermanisë Zopel.

Të gjithë bashkëbiseduesit përfituan nga rasti për të përgëzuar Z.Nano për fitoren e arritur në zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Shqipëri. Ata siguruan se "me anëtarësimin me të drejta të plota të PSSH në Internacionale marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes partive dhe shteteve respektive do të forcohet dhe do të njohë standarte të reja".

Gjithashtu Kryeministri dhe Kryetari i PSSH mori pjesë edhe në takimin konsultativ mes Presidentit të Internacionales Socialiste Antonio Gutieres dhe liderëve të rajonit, ku u dikutua në gjërësi gjendja e re e rajonit dhe raportet e Internacionales Socialiste me te.

"Tashmë si pasojë e një angazhimi të gjithanshëm rajoni i Europës juglidore, shkalla e bashkëpunimit dhe proceset po reflektojnë një shkallë të re maturimi bashkëkohor. Për këtë unë gjej rastin të përgëzoj veçanërisht partitë e spektrit të majtë që janë në shumicë në pushtet në rajon dhe vende ku do të dalloja Shqipërinë dhe qeverinë e saj për rolin e spikatur për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal", u shpreh në hapje të takimit Gutieres. Duke nënvizuar se "tashmë kur pothuajse të gjithë vendet e rajonit janë përfshirë në proceset e intergimit euroatlantik, kur një numër partish të rajonit po bëhen antare të IS, mendojme se ka ardhur koha që edhe komiteti i deritanishëm i Internacionales i krijuar nga Internacionalja dhe i kryesuar nga shoku ynë Pjero Fasini, nuk ka arsye të ekzistoje më".

Në diskutim, ku mori pjese edhe Z.Nano, u ra dakort me idenë e krijimit të një kuadri bashkëpunimi mes partive të spektrit të majtë të rajonit. Në bazë të tij mund të vendoset si iniciator takimi i Tiranës, ndërsa për partitë e vendeve tashmë antarë të strukturave të bashkimit europian, u la e hapur dhe në dëshirë të tyre pjesëmarrja në këtë kuadër bashkëpunimi, i cili do të definohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të IS.

Z.Nano, në fjalën e tij theksoi se këto struktura, me qëllim që të jenë efektive, duhet të jenë pjesë e projekteve të bashkëpunimit rajonal dhe proceseve të integrimit të vendeve tona në strukturat dhe institucionet euroatlantike.

Kongresi i 23-të i Internacionales Socialiste mori vendimin për antarësimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë në organizatën më të madhe politike të botës.

Kryeministri Fatos Nano pritet të mbërrijë nesër në Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›