Zevendes Kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian zonja Ermelinda Meksi është takuar sot pasdite me Presidentin e Republikës Kroate zotin Stipe Mesiç. Zoti Mesiç tregoi int
Zevendes Kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian zonja Ermelinda Meksi është takuar sot pasdite me Presidentin e Republikës Kroate zotin Stipe Mesiç. Zoti Mesiç tregoi interesin dhe vlerësimin e tij për ndryshimet e mëdha që vërehen në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë dhe deklaroi:"Tirana po rinohet dhe këtë e vërejmë më mirë ne që vijmë më rrallë për vizitë".
Në vijim të takimit Presidenti Kroat vlerësoi bashkëpunimin mjaft të mirë dypalësh mes Parlamenteve, Qeverive dhe institucionit të Presidentit. Presidenti Mesiç shtoi se ky bashkëpunim do të thellohet dhe vetë vizita e tij është një dëshmi e kësaj fryme. Sipas tij duhet punuar që edhe bashkëpunimi ekonomik të jetë në këto nivele.
Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian zonja Meksi vlerësoi vizitën e Presidentit Kroat dhe deklaroi se: "Vizita aktuale e Presidentit kroat është pritur me interes nga opinioni publik dhe ne besojmë se ajo do të shënojë një kontribut të ri në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe dy vëndeve tona mike". Në vijim duke iu përgjigjur interesit të Presidentit Mesiç zv/Kryeministrja zonja Meksi theksoi se: "Ne deshirojme sinqerisht qe bashkepunimi ekonomik midis dy vendeve tona te ngrihet ne nivelin e bashkepunimit politik. Ne mendojme se nenshkrimi i marreveshjes se Tregetise se Lire do te krijoje mundesi te reja per rritjen e shkembimeve tregtare midis dy vendeve. Një hap i rëndësishëm në konkretizim të thellimit të bashkëpunimit u bë sot me nënshkrimin e dy marrëveshjeve përkatësisht në fushën e shëndetsisë dhe doganave".
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në procesin e Integrimit një proces që ka përfshirë të dy vëndet zonja Meksi deklaroi se: Në kete proces ne jemi te hapur te perfitojme nga eksperienca e Kroacise dhe vleresojme shkembimin e mendimeve dhe konsultimet dypaleshe.
"Duhet që vëndet tona dhe rajoni si i tërë të bashkëpunojë për të dalë me propozime në një zë të vetëm në mënyrë që projektet për zhvillimin dhe integrimin e Rajonit të bëhen të pranueshme për BE-në dhe të mbështeten financiarisht prej saj çka do të sillte përshpejtimin e procesit tëIntegrimit"- deklaroi zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian zonja Ermelinda Meksi.