Sot, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, z.Blendi Klosi, organizoi një takim të zgjeruar të grupit të punës për luftën kundër trafikut të fëmijëve dhe mbrojtjen e te drejtave të tyre
Sot, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, z.Blendi Klosi, organizoi një takim të zgjeruar të grupit të punës për luftën kundër trafikut të fëmijëve dhe mbrojtjen e te drejtave të tyre, i cili do të punojë për hartimin e një strategie specifike për këtë qëllim.
Ky grup pune vjen si rezultat i angazhimit të qeverive të vendeve të Europës Juglindore për të zbatuar Udhezimet e UNICEF për luftën kundër Trafikut të Fëmijëvë dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të Trafikuar.
Ky ishte takimi i parë këtij grupi i cili përbëhet nga përfaqësues të qeverise (zyra e Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit, Ministria e rendit Public, Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Prokuroria e Përgjithëshme) dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojne në Shqipëri dhe koalicioni i NGO-ve "Bashkë Kundër Trafikut të Fëmijëve" (BKTF).
Në këtë takim me ftesë të Ministrit Klosi morri pjesë Shefja e Task Forcës për Luftën kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore në Paktin e Stabilitetit, Dr.Helga Konrad.
Ministri Klosi shprehu angazhiumin e qeverisë për të luftuar trafikun e fëmijëve si pjesë e strategjisë kombëtare për luftën kundër trafikut të njerëzve, bëri një përshkrim të mandatit të këtij grupi punë dhe ftoj përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe anëtarët e BKTF për të qenë pjesë aktive e punës së grupit nëpërmjet kontributit të tyre në fushat respektive të eksperiencës. Në takim u shpërnda një dokument i përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit, i cili përmban fushat kryesore të aktivitetit të grupit të Punës:
1. Parandalimi (zbatimi i ligjit, ndërgjesim, edukim)
2. Mbrojtje (quadri ligjor, mekanizmat e riatdhesimit, mbrojtje morale dhe fizike, problemet e kujdestarise)
3. Hetimi ( procedurat e hetimit nga policia dhe prokuroria)
4. Kthimi vullnetar i asistuar (praktikat më të mira për identifikimin, mbrojtjen, tranzitimin dhe riatdhesimin)
5. Riintegrimi ( social, arsimor, profesional dhe ekonomik)
6. Koordinimi (kombëtar dhë ndërkombëtar, qeveritar dhe jo-qeveritar)
Ministri Klosi i ftoi përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe koalicionin BKTF të japin kontributin e tyre dhe të jenë partnerë të qeverisë në hartimin e kësaj stratëgjie, të cilët nga ana e tyre shprehën vullnetin e plotë në këtë drejtim.
Në takim e morri fjalën edhe znj.Konrad e cila u shpreh së trafiku i fëmijëve në vecanti dhe i njerëzve në përgjithësi nuk është një problem shqiptar, por është një problem i të gjitha vendeve të rajonit, madje një problem për mjaft vende të Europës perendimore. Znj.Konrad vlerësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare në drejtim të luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe veanërisht kundër trafikut të fëmijëve duke u shprehur se puna e bërë nga Qeveria Shqiptare duhet të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit. Znj.Konrad u shpreh se grupi ndërinstitucional i punës për trafikun e fëmijëve është i pari në rajon dhe ftoi vendet e tjera të ndjekin shembullin e Shqipërisë.