E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, u hap në San Paulo të Brazilit Kongresi i 23-të i Intenacinales Socialiste. Kongresin e përshëndeti edhe Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva. Në seancën e parë plena

Sot paradite, u hap në San Paulo të Brazilit Kongresi i 23-të i Intenacinales Socialiste. Kongresin e përshëndeti edhe Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva. Në seancën e parë plenare e mori fjalën edhe Kryeminstri dhe Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, zoti Fatos Nano, i cili u përshëndet në hyrje nga Presidenti i Internacionales, zoti Antonio Gutierres, i cili i rikujtoi auditorit faktin se, në rajonin e Ballkanit, partitë e majta të cilat janë në shumicë në pushtet, tashmë kanë krijuar një klimë të re për rajonin deri dje problematik të rajonit.
Në fjalën e tij, Kryeministri Fatos Nano, pasi falenderoi strukturat e Internacionales socialiste për vendimin e pranimit të Partisë Socialiste si anëtare me të drejta të plota në gjirin e saj, e konsideroi këtë vendim pjesë të hapave që po bën Shqipëria në proçeset integruese euroatlantike dhe globale.
Kjo është një provë tjetër e pakundërshtueshme e reformimit të partisë sonë, refomim i cili tashmë është institucionalizuar dhe nuk mund të ndërpritet. Ne, tha z.Nano, ndër të tjera, i qëndrojmë bindjes sonë angazhuese se pa një parti të reformuar, nuk mund të reformonim vendin. Dhe ky anëtarësim është çertifikimi i këtij proçesi reformues i cili vazhdon. Ne socialistët, theksoi ai, pavarësisht çmimit, jemi të vendosur që të thellojmë edhe më tej rrugën e reformave brenda partisë, por edhe në vend, reforma të cilat na bëjnë sa më shpejt pjesë të realiteteve dhe zhvillimeve globale. Ne e dimë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të luajmë rolin tonë historik. Për ne socialistët, këto proçese integruese janë jetike, veçanërisht pas mbylljes së paimagjinueshme të së kaluarës. Ai theksoi ndër të tjera rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe luan Shqipëria në zhvillimet rajonale, të cilët i konsideron si pjesë të integrimeve dhe zhvillimeve më të gjera.
Dje, në San Paulo Brazilit, u mblodh Këshilli i Internacionales Socialiste miratoi anëtarësimin e plotë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Internacionalen Socialiste. Në këtë Këshill merrnin pjesë përfaqësuesit kryesorë të partive të majta, si Kryeministri britanik, Bler, kancelari gjerman Shrëder, Presidenti i Brazilit Lula, kryeministri i Suedisë, Persson etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›