E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi ka dhënë sot një konferencë për shtyp ku ka paraqitur përpara gazetarëve këtë deklaratë: Nëpërmjet këtij komunikimi direkt deshiroj t'ju b

Zëdhënësi i Kryeministrit Aldrin Dalipi ka dhënë sot një konferencë për shtyp ku ka paraqitur përpara gazetarëve këtë deklaratë:

Nëpërmjet këtij komunikimi direkt deshiroj t'ju bëj me dije qëndrimin zyrtar të Qeverisë shqiptare në angazhimin për vazhdimin e punës me të njëjtin ritëm për realizimin e prioriteteve qeverisëse.

Qeveria Shqiptare është tashmë në pikun e punëve për negociatat me Bashkimin Europian, për proçesin dhe Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Europian, si dhe në kulmin e përgatitjeve të ushtrimit buxhetor 2004 dhe prioriteteve të tjera qeverisëse si energjia, privatizimi i sektorëve strategjikë, bashkëpunimi rajonal e më gjerë, lufta kundër korrupsionit, krijimi i një klime favorizuese për biznesin etj.

Kryeministri dhe ministrat, edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kanë theksuar se, do të vazhdojnë t'i shohin të shkëputura zhvillimet kongresuale të PS-së nga detyrimet kushtetuese dhe politike të qeverisjes së vendit. Për këtë arsye, anëtarët e kabinetit qeverisës theksuan nevojën për përqëndrim total të vëmendjes në detyrat qeverisëse sipas sektorëve që ata drejtojnië

Lidhur me emërimin e ri në postin e zëvendësministrit të Rendit Publik, emërim që synon të sigurojë ecjen përpara të reformave në fushën e sigurisë dhe të rendit publik, Kryetari i Këshillit të Ministrave ka pohuar se qeveria nuk do t'i lejojë askujt të luajë me sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve dhe sipërmarrësve. Qeveria nuk mund të lejojë ndërprerjen apo mos reagimin në angazhimet që ka me partnerët ndërkombëtarë edhe në fusha prioritare si rendi dhe lufta kundër trafiqeve apo menaxhimi më i mirë i kufijve.

Gjithashtu, në lidhje me raportin e publikuar dje nga misioni i vëzguesve të ODHIR, Qeveria përshëndet dhe falenderon qëndrimin korrekt të vëzhguesve të ODHIR-it për ndihmën dhe kontributin e tyre në vëzhgimin e kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të zgjedhjeve lokale, si dhe angazhohet maksimalisht për respektimin e rekomandimeve të ardhshme që kjo organizatë do të vlerësojë si të rëndësishme në raportin e saj përfundimtar.

Më pas Zëdhënësi i Kryeministrit iu përgjigj interesimit të medias:

Cili është reagimi i Kryeministrit në lidhje me qëndrimin e Presidencës pas takimit të Presidentit Moisiu me Kryeministrin Nano?

Mund t'iu konmfirmojmë se disponojmë një informacion krejtësisht të kundërt nga ai i bërë publik nga Presidenca, i cili në vlerësimin tonë duket i çuditshëm.

Duket i çuditshëm sepse ka një përmbajtje dhe terminologji që nuk i referohet aspak frymës në të cilin është zhvilluar ky takim.

Duket i çuditshëm sepse ky takim midis Kryeministrit dhe Presidentit është në vazhdën e takimeve institucionale të shpeshta midis dy autoriteteve dhe ku nuk ka pasur vlerësime për të bërë publike bisedën dhe për më tepër që ky njoftim është bërë publik pas rreth 9 orësh pas këtij takimi, i cili është zhvilluar në mesditë dhe ku në përfudnim të të cilit Presidenti e ka uruar Kryeministrit Nano për pjesëmarrjen e tij në punimet e Kongresit të Internacionales Socialiste në Brazil.

Në konsideratën tonë çdo qëndrim institucional i cili përfshihet në zhvillimet politike duhet të ketë si referencë ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ne mendojmë që është detyrim i gjithsecilit të respektojë dhe t'i drejtohet institucioneve përkatëse për çdo hap të ndërmarrë në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›