Në dy aksidente humbasin jetën 4 persona
Mesnata e kaluar ka shënuar katër viktima nëpër aksidente. Dy të rinj, Sherbet Kryeziu (19) dhe Renato Kaziu (20) kanë humbur jetën në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Kavajë. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal pranë vendit të quajtur Përroi i Agait. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forvat e policisë sipas konstatimeve të të cilëve shkak I aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
Gjithashtu, në mbrëmjen e kaluar në afërsi të Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e përplasjes së automjetit të tyre më një tjetër, humbën jetën edhe çifti Shqipe dhe Ndricim Xhepa. Uniformat blu bëjnë të ditur se edhe në këtë aksident, shkak kja qenë shpejtësia e lartë e dy automjeteve.