Reagime pas raportit për “Sollaku 2"
Menjëherë pas miratimit të raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, kanë reaguar socialdemokratët dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se nisma për shkarkimin e Kryeprokurorit i kundërvihet reformës në sistemin e drejtësisë. Gjinushi bëri thirrje për protesta popullore për rrëzimin e qeverisë. I ashpër ka qenë edhe reagimi i Kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Dule u shpreh se “Kuvendi është kthyer në një zyrë hetuesie”. Mandej ai deklaroi qëndrimin e partisë që përfaqëson për të abstenuar raportin për shkarkimin e Sollakut që do të paraqitet në Kuvend.