E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Nese thyhen rregullat mund te rikthehet regjimi vizave

Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan analizon situaten pas liberalizimit te vizave


Nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat kjo mund te riktheje regjimin e vizave. Vendet e Shengen kerkojne siguri


Komisioni Europian do te ndjeke nga shume afer qytetaret shqiptare qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave qe ata te mos kerkojne azil politik leje qendrimi apo leje pune. Ata duhet te respektojne ne menyre rigoroze rregullat afatet kohore dhe procedurat e BE-se per heqjen e vizave. Keto jane keshillat e bera dje nga kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan.


Europarlamentari tha se qytetaret e vendeve te hapesires Shengen duhet te ndihen te sigurt nga vizitoret prej vendeve te Ballkanit Perendimor perfshire ketu edhe Shqiperine. Kete siguri nenvizoi ai ua japin pasaportat biometrike dhe kontrollet ne pikat kufitare.


Por gjithsesi nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat dhe proceduarat kjo mund te riktheje regjimin e vizave. Te gjitha vendet e hapesires Shengen kerkojne qe heqja e vizave te mos rrezikoje sigurine e tyre - thote Kukan.


Por se sa Shqiperia ka ecur perpara me reformat kjo do te duket qarte diten e sotme kur Komisioni Europian do te publikoje variantin zyrtar te vleresimit te progresit demokratik te Shqiperise te kerkuar nga Keshilli Europian si baze per te marre vendimin. Jam i sigurt se do te kete shume pergjigje pozitive pasi Shqiperia ka shenuar arritje ne kryerjen e reformave. Por Shqiperia duhet te vazhdoje reformat.


Shume e rendesishme per Keshillin Europian eshte edhe ceshtja e stabilitetit ne funksionimin e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike ne rastin konkret ne funksionimin e plote te Parlamentit - pohon Kukan. Pikerisht ne kete pike perqendrohet gjithe mangesia e Shqiperise.


Kriza nisi menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Per shkak te saj nuk eshte i mundur miratimi i ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ose kushtetuese pasi opozita kerkon ne kembim te votes se saj transparencen e pakushtezuar te zgjedhjeve te qershorit 2009.


Kjo situate ka krijuar shqetesim tek Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian pasi stabiliteti i institucioneve ka te beje me permbushjen e kriterit politik te Kopenhagenit te vendosur ne vitin 1993 nga Keshilli i Ministrave te BE-se.


Nuk ka shenja se kriza politike do te zgjidhet se shpejti. Por kjo situate nese vazhdon do te demtoje ambiciet e Shqiperise per integrimin Europian - thote europarlamentari.


Ai pranon se te gjitha perpjekjet e Komisionit dhe Parlamentit Europian per te bindur qeverine dhe opoziten te arrijne ne nje kompromis per transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare dhe kapercyer krizen kane deshtuar.


Europarlamentari Kukan shmanget te beje prognoza per raportin e dites se marte. Cilido qofte rezultati i raportit te Komisionit Europian pozitiv apo do ta shtyje statusin e vendit kandidat per anetaresim rruga e Shqiperise drejt BE-se do te vazhdoje.


Partite politike duhet ta konsiderojne si nje apel si nje sfide per te dyfishuar perpjekjet e tyre per te dale nga kriza politike perndryshe do te jete shume e veshtire qe kriza te mos ndikoje ne situaten e pergjithshme politike te Shqiperise - shpjegon kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›