E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kriza në Maqedoni

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:03

Ka dështuar takimi i liderëve të partive politike për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, pasi opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj.

Lideri i opozitës, Branko Cërvenkovski, tha se refuzimi i kërkesës për mosndërhyrjen e pushtetit në punën e mediumeve të pavarura dhe mos-garantimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, janë dëshmi se pushteti aktual, nuk e dëshiron opozitën në zgjedhje.

“Gruveski dëshiron zgjedhje pa opozitën. Vendimi jonë mbetet për bojkot të parlamentit dhe bojkot të zgjedhjeve në rast se nuk përmbushen kushtet që ato të jenë të lira dhe demokratike ”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Cërvenkovski.

Por, partitë në pushtet thanë se Cërvenkovski kishte ardhur në takim, që me çdo kusht të pengoj zgjedhjet duke paraqitur kërkesa të palogjikshme.

“Ai erdhi në takim me qëllimin, që të mos arrihej marrëveshje dhe të mos ketë zgjedhje të parakohshme. Ne e kemi bërë maksimumin, kemi ndërgjegjen e pastër dhe shkojmë më tej. Kjo nënkupton se me apo pa Cërvenkovskin dhe LSDM-në, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë kryeministri Nikola Gruesvki.

Qëndrimi i opozitës është kritikuar edhe nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›